Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit me gazetarët

Kryeministri Edi Rama po zhvillon konferencën e fundvitit me gazetarët. Në fillim të fjalës së tij, kreu i ekzekutivit u shpreh se sipas Institutit amerikan Cato lidhur me lirinë njerëzore dhe ekonomike Shqipëria ka një pozicion inkurajues.
Është renditur e 39-ta në klasifikimin e përgjithshëm dhe e 9-ta në gjithë pjesën e Europës Lindore, ku për sa i përket lirisë ekonomike renditet para vendeve si Polonia, Bullgaria, Greqia. Është një pasqyrë pozitive, por duke qenë se indekset apo raportet e mira nuk bëjnë lajm, mendova ta ndaja këtë me ju.
“Duke nisur nga ekonomia, jemi në një vit që në aspektin e ekonomisë jemi ndër më të mirët dhe parashikohet të mbyllet me një rritje ekonomike 3.9%, që është një rritje kuptimplotë dhe më e larta në këtë pellg ku gjendemi ne, ndërkohë që bizneset e reja janë shtuar 20%. Investimet e huaja kanë pasur një rritje mbi 10% në tremujorin e tretë. Paga mesatare ka rezultuar 833 euro, që është një rritje domethënëse, për pak ditë paga minimale shkon 500 euro dhe do prekë një numër të konsiderueshëm punonjësish në privat dhe shtet.
Duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer indeksimi i radhës i pensioneve, por ajo që është më e rëndësishme është që me hyrjen e këtij viti të ri nis indeksimi i rritjes së pensioneve duke u rritur vit pas viti dhe është e gjitha e parashikuar në planet e qeverisë. Duke nisur nga janari, siç e kemi thënë, pensionet do rriten përtej indeksimit. Ndërkohë që rritja që ne do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti dhe kështu pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 000 lekë të vjetra në muaj, që do të dyfishohet në janarin e 2027, trefishohet në janar 2028 e me radhë. Pensioni urban i pjesshëm do rritet me 8 000 lekë në muaj, pensioni rural do të rritet me 1 000 lekë në muaj, pensioni i invaliditetit do të rritet me 600 lekë në muaj. Pensioni familjar do të rritet me 700 lekë në muaj.
Kemi të dhëna pozitive edhe në arsimin profesional, ku kemi arritur në afro 30% në arsimin e mesëm profesional duke shënuar një rezultat të ri pozitiv, por ajo çka vlen të theksohet është se punësueshmëria është shumë e lartë. Për vitin 2024 kemi pasur 63% të punësuarish nga nxënësit që kryejnë arsimin profesional. Buxheti për arsimin profesional është rritur ndjeshëm”, tha kryeministri Rama.
(vijon)
Kush po merr më shumë kredi në Shqipëri? - BSH: Bizneset mbajnë peshën kryesore. Leku dominon huatë e qytetarëve
Rreth 925 miliardë lekë janë detyrimet që qytetarët, bizneset dhe aktorë të tjerë i kanë bankave tregtare në formën e kredisë. Sipas të dhënave më të fundit......
Të ardhurat e AAPSK nga qiradhënia rriten me afro 39% në 11 muajt e vitit 2025
Të ardhurat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) nga qiradhënia e pasurive kanë shënuar një rritje të ndjeshme......
Rreth 28 mijë objekte informale të trajtuara në 2025- ën/ ASHK: Legalizimet vijojnë në të gjithë vendin
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se, gjatë këtij viti janë trajtuar rreth 28 mijë objekte informale, duke e çuar në afro 300 mijë numrin total të......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme të vlerës në raport me rritjen që regjistroi ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 81 lekë dhe......
Çmimet globale të bakrit prekin “majat” - Për shkak të ndërtimit të qendrave të të dhënave dhe tarifave të Trump
Rritja e çmimit të bakrit vazhdon në tregjet ndërkombëtare, me çmimet që arrijnë afër 13,000 dollarë për ton, një rritje prej 40% që nga fillimi i vitit,......
Paralajmërim për fushatë phishing në “WhatsApp” - Policia e Shtetit: Mesazhe si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas
Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit paralajmëron qytetarët për qarkullimin e një fushate mashtruese (phishing) në platformën......
Mineralet kritike përfundojnë në armë - Raporti: Nxitimi për luftë po i vjedh burimet klimës
Lufta ka shumë pasoja. Disa janë të dukshme, siç janë shkatërrimi i mjedisit; të tjerat janë më delikate, që duan kohë të manifestohen, por jo më pak......
Në fokus, adresimi i sfidave ekonomike - Dhoma e Tregtisë Kosovë uron Vetëvendosjen për fitoren
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka përshëndetur përmbylljen e suksesshme të procesit zgjedhor dhe demokratik në Republikën e Kosovës. Në emër......





