“Pavarësi totale energjetike deri në 2028-ën” - Rama, në Adu Dhabi: Projekti i kabllit nënujor me Italinë furnizon Evropën

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, një organizim i zhvilluar në Abu Dhabi nën kujdesin e Presidentit të Emiratevet ë Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u ndal tek investimet në sektorin energjetik në Shqipëri.
“Kemi burimet hidrike dhe jemi 100% me energji të ripërtëritshme. Nuk kemi energji nga karburantet fosile. Këtu jemi tek niveli më i lartë i renditjes në këtë botë të re. Ajo çfarë kemi bërë në këtë dekadë, është të investojmë në energji diellore dhe atë të erës dhe të krijojmë një portofol burimesh të ekuilibruara në mënyrë që ne të mos kemi nevojë ti drejtohemi importit dhe të jemi sovranë.
Plani po ecën mirë dhe besojmë se në fund të 2028 do të jemi plotësisht sovranë. Kemi një bashkëpunim strategjik dhe dua të them se kjo ka ndodhur falë këtij vendi dhe falë udhëheqësit të madh tuaj që ka vizioni e njerëzimit që shkon përtej kufijve. Ambicia jonë është që së bashku me Emiratet e Bashkuara arabe dhe italianët ë kemi një bashkëpunim 3 palësh të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri. Doktor Sulltani po synon që të mbërrijmë në 3 giga dhe përmes kabllit ndërlidhës me Italinë, t’i shërbejmë Evropës energji të gjelbër dhe sigurisht së bashku me miqtë tanë arabë të bëjmë para”, tha Rama.
Kryeministri u ndal edhe në zhvillimet e inteligjencës artificiale në Shqipëri, që sipas tij, po ndihmon në transformimin e legjislacionit të BE, teksa më parë, vendet duhet të kishin një “ushtri” me përkthyes.
"95% e shërbimeve tona ofrohen në internet. Nuk ke më zyrë fizike, nuk ka radhë, e merr shërbimin online, qoftë në Shqipëri, qoftë jashtë Shqipërisë. Me inteligjencën artificlale, ne po e përdorim atë për të gjithë procesin e transformimit të legjislacionit të BE. Që të futesh në BE, duhet të miratosh çdo ligj. Për të gjitha vendet ka qenë punë e jashtëzakonshme me përkthyes, me inteligjencën artificiale, ne po e bëjmë shumë shpejt. Kemi një ministre të inteligjencës artificiale. Ajo punon për shërbimet dhe po punon për transformimin e korpusit ligjor të BE dhe po punon për prokurimin publik me inteligjencë artificiale, për t’i hequr njerëzit nga procesi", theksoi Rama.
Rezerva për faljen e detyrimeve të bizneseve - Spaho: Amnistia nuk formalizon ekonominë, dekurajon ata që paguajnë
Nga janari 2026 të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore të bizneseve, direkte apo indirekte, të papaguara, si dhe gjobat apo kamatvonesat, që i përkasin......
Kryeministri grek takohet me fermerët protestues - “Bllokadat e rrugëve dhe kufijve nuk mund të tolerohen”
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi bisedime me disa përfaqësues të fermerëve për herë të parë pas disa javësh protesta për vonesat e ndihmës......
Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave/ Të dhënat e Eurostat tregojnë shtrenjtim prej 6.6% përgjatë vitit 2025
Të dhënat më të fundit nga Eurostat tregojnë se gjatë vitit 2025, qiratë reale të banesave në Shqipëri kanë shënuar një rritje të vazhdueshme, duke......
Kaskada e Drinit, situata në normalitet - Ulen prurjet dhe shkarkimet. Basenet e HEC-eve, pranë nivelit maksimal
Rënia e intensitetit të reshjeve të shiut ka sjellë përmirësim të dukshëm në Kaskadën e Drinit. Gjendja paraqitet e qëndrueshme, ku sipas raportit ditor të......
Koncesionet, hiqen kontratat me 1 euro - Ligji i ri për PPP-të/ Garanci deri në 5% të vlerës së kontratës
Kontratat e partneritetit publik-privat tashmë do të trajtohen me një ligj tërësisht të ri, ku është hequr edhe koncepti i dhënies në përdorim të pasurive......
“Rimëkëmben” bonot 12-mujor/ Viti 2026 nis mbarë për instrumentin afatshkurtër. Yield-i, 2.47% në ankandin e parë
Viti 2026 ka nisur mbarë për bonot 12-mujore të thesarit. Në ankandin e parë të këtij viti, yield-i mesatar i ponderuar rezulton të jetë rritur lehtë. Ky......
Si e përmirëson kompania shtetërore sterilizimin? - Shtohen shërbimet, menaxhim i digjitalizuar
Qeveria po e ridizenjon shërbimin e sterilizimit në spitalet publike, jo vetëm duke e kaluar nga modeli koncesionar i nisur në vitin 2015, tek një operator......
Cilat shërbime online u përdorën më shumë gjatë 2025-ës? Nga Netflix, te E-government. Ja si ndahen balancat digjitale në vend
Aktivitetet dhe shërbimet online janë tashmë një pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme, të përdorura në mënyra të ndryshme, herë më pak e herë më......


