Cilat shërbime online u përdorën më shumë gjatë 2025-ës? Nga Netflix, te E-government. Ja si ndahen balancat digjitale në vend

Aktivitetet dhe shërbimet online janë tashmë një pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme, të përdorura në mënyra të ndryshme, herë më pak e herë më shumë. Ballkan Barometer 2025 ka publikuar të dhëna mbi përdorimin e këtyre shërbimeve për Shqipërinë dhe vendet e rajonit.
Sipas anketës, shërbimi më i përdorur online në Shqipëri janë blerjet . Të dhënat tregojnë se 40% e shqiptarëve blejnë në internet, çka përfaqëson pothuajse gjysmën e popullsisë. Ndërkohë, Mali i Zi rezulton të jetë vendi me përqindjen më të lartë të përdorimit të këtij shërbimi në rajon.
Nga ana tjetër, një shërbim mjaft i përhapur është online banking, i cili përdoret nga 26% e shqiptarëve, duke shënuar nivelin më të ulët të përdorimit në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë, panorama ndryshon në sektorë të tjerë. Sa i përket shërbimeve të e-government, Shqipëria renditet e para në rajon për nivelin e përdorimit, me 29% të qytetarëve që i përdorin këto shërbime. Ky nivel i lartë lidhet kryesisht me domosdoshmërinë e aksesit në shërbimet publike online.
Po ashtu, edhe aktivitetet argëtuese online shfaqin përqindje të konsiderueshme përdorimi. Platforma si Netflix dhe shërbimet e video-streaming përdoren nga 21% e të anketuarve, duke e afruar Shqipërinë me mesataren ballkanike. Ky trend lidhet kryesisht me interesin në rritje për kinematografinë dhe përmbajtjet digjitale, veçanërisht tek të rinjtë.
Ndërkohë, Inteligjenca Artificiale, përfshirë ChatGPT dhe mjete të tjera të bazuara në IA, përdoret nga 27% e qytetarëve, një nivel shumë pranë mesatares rajonale. Sipas të dhënave, Mali i Zi dhe Kosova mbajnë përqindjet më të larta të përdorimit të Inteligjencës Artificiale në rajon.
Në tërësi, të dhënat e Ballkan Barometer 2025 tregojnë se përdorimi i shërbimeve online në Shqipëri është në rritje dhe po shtrihet në gjithnjë e më shumë sektorë. Ndërsa disa shërbime mbeten ende nën mesataren rajonale, avancimi në e-government dhe adoptimi i teknologjive të reja si Inteligjenca Artificiale dëshmojnë për një transformim gradual, por të qëndrueshëm digjital të shoqërisë shqiptare.
Dyfishohen parcelat publike në sezonin turistik - Shkodra, projekt pilot për menaxhimin e plazheve
Hapësirat publike përgjatë vijës bregdetare u rritën në mënyrë të ndjeshme gjatë vitit 2025. Sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi......
Rënie për valutat kryesore – Dobësohen Euro, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan Nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme të kuotës nga një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 82.4 lekë dhe duke u shitur me 83.4......
Kryeministri grek takohet me fermerët protestues - “Bllokadat e rrugëve dhe kufijve nuk mund të tolerohen”
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi bisedime me disa përfaqësues të fermerëve për herë të parë pas disa javësh protesta për vonesat e ndihmës......
Investitorë amerikanë diskutojnë për gazsjellësin - Ndërlidhja Jugore do të lidhë Bosnjen me terminalin kroat
Drejtuesit e kompanisë amerikane “AAFS Infrastructure and Energy LLC” ishin së fundmi në Sarajevë, për të diskutuar me udhëheqësit vendas për rolin e......
Rusia kundërshton Trumpin për naftën e Venezuelës - Asetet e Roszarubezhneft në Venezuelë "janë pronë e shtetit rus"
Asetet e naftës që Rusia zhvillon në Venezuelë i përkasin Rusisë, e cila do të vazhdojë të punojë atje, tha Moska të martën, pas pretendimeve të Presidentit......
Kina, rekord suficiti tregtar - Rreth 1,2 trilionë dollarë, pavarësisht tarifave të Trump
Kina raportoi një rritje të fortë eksportesh në vitin 2025 me një suficit rekord prej gati 1.2 trilion dollarësh, ndërsa prodhuesit përgatiteshin për tre......
Kryeministri i Groenlandës: Nuk duam bashkim me SHBA - "Ne do të qëndrojmë të bashkuar në Mbretërinë e Danimarkës"
Kryeministri i Groenlandës tha se kombi i tij do të preferonte të mbetej pjesë e Danimarkës sesa të bëhej territor i Shteteve të Bashkuara, pas përpjekjeve......
2025, viti i tretë më i ngrohtë në histori - Shkencëtarët kërkojnë uljen e emetimeve
Planeti sapo përjetoi vitin e tretë më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë dhe temperaturat mesatare kanë tejkaluar 1.5 gradë Celsius të ngrohjes globale......


