Kaskada e Drinit, situata në normalitet - Ulen prurjet dhe shkarkimet. Basenet e HEC-eve, pranë nivelit maksimal

Rënia e intensitetit të reshjeve të shiut ka sjellë përmirësim të dukshëm në Kaskadën e Drinit. Gjendja paraqitet e qëndrueshme, ku sipas raportit ditor të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare nivelet në liqenet e kaskadës janë: në Fierzë 292.4 mnd, pranë nivelit maksimal prej 296 mnd, në Koman 170.6 mnd dhe Vau i Dejës 73.8 mnd.
Prurjet natyrore janë në rënie të moderuar, me 500 m³/s në Fierzë, 250 m³/s në Koman dhe 50 m³/s në Vau i Dejës.
Nga ana tjetër, shkarkimet vijojnë të jenë të kontrolluara. Nëliqenin e Fierzës nuk ka shkarkime, në Koman shkarkimi është 200 m³/s dhe në Vaun e Dejës 300 m³/s.
Ndërkaq, sa i përket prodhimit ditor të energjisë elektrike, raportohet të jetë 27 mijë MWh. KESH bën me dije se situata po ndiqet në kohë reale, me qëllim garantimin e sigurisë dhe eficiencës në operimin e kaskadës. Ndërsa kushtet atmosferike ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të situatës, pasi sipas Insitutit të gjeoshkencave priten reshje lokale të dobta.
Koncesionet, hiqen kontratat me 1 euro - Ligji i ri për PPP-të/ Garanci deri në 5% të vlerës së kontratës
Kontratat e partneritetit publik-privat tashmë do të trajtohen me një ligj tërësisht të ri, ku është hequr edhe koncepti i dhënies në përdorim të pasurive......
“Rimëkëmben” bonot 12-mujor/ Viti 2026 nis mbarë për instrumentin afatshkurtër. Yield-i, 2.47% në ankandin e parë
Viti 2026 ka nisur mbarë për bonot 12-mujore të thesarit. Në ankandin e parë të këtij viti, yield-i mesatar i ponderuar rezulton të jetë rritur lehtë. Ky......
Si e përmirëson kompania shtetërore sterilizimin? - Shtohen shërbimet, menaxhim i digjitalizuar
Qeveria po e ridizenjon shërbimin e sterilizimit në spitalet publike, jo vetëm duke e kaluar nga modeli koncesionar i nisur në vitin 2015, tek një operator......
Cilat shërbime online u përdorën më shumë gjatë 2025-ës? Nga Netflix, te E-government. Ja si ndahen balancat digjitale në vend
Aktivitetet dhe shërbimet online janë tashmë një pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme, të përdorura në mënyra të ndryshme, herë më pak e herë më......
Dyfishohen parcelat publike në sezonin turistik - Shkodra, projekt pilot për menaxhimin e plazheve
Hapësirat publike përgjatë vijës bregdetare u rritën në mënyrë të ndjeshme gjatë vitit 2025. Sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi......
Rënie për valutat kryesore – Dobësohen Euro, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan Nuk ka pasur lëvizje të konsiderueshme të kuotës nga një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 82.4 lekë dhe duke u shitur me 83.4......
Kryeministri grek takohet me fermerët protestues - “Bllokadat e rrugëve dhe kufijve nuk mund të tolerohen”
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis zhvilloi bisedime me disa përfaqësues të fermerëve për herë të parë pas disa javësh protesta për vonesat e ndihmës......
Investitorë amerikanë diskutojnë për gazsjellësin - Ndërlidhja Jugore do të lidhë Bosnjen me terminalin kroat
Drejtuesit e kompanisë amerikane “AAFS Infrastructure and Energy LLC” ishin së fundmi në Sarajevë, për të diskutuar me udhëheqësit vendas për rolin e......


