Shqipëria Postuar më 14 Janar 2026, 11:14

Si e përmirëson kompania shtetërore sterilizimin? - Shtohen shërbimet, menaxhim i digjitalizuar

Nga Fabjona Pasho

Si e përmirëson kompania shtetërore sterilizimin? - Shtohen

Qeveria po e ridizenjon shërbimin e sterilizimit në spitalet publike, jo vetëm duke e kaluar nga modeli koncesionar i nisur në vitin 2015, tek një operator 100% shtetëror, por edhe duke zgjeruar paketën e shërbimeve që konsiderohen pjesë e procesit të integruar të sterilizimit.

Në kontratën koncesionare të vitit 2015, objekti i shërbimit përqendrohej kryesisht në katër komponentë, që përfshinin setet e personalizuara të instrumenteve kirurgjikale sterile, materialet sterile njëpërdorimëshe në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale.

Ndërsa te operatori shtetëror OSHIS, në listën e shërbimeve, shtohen disa element të rinj që e bëjnë procesin më të gjerë. Për herë të parë parashikohet administrimi I Stacionit Qendror të sterilizimit në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, si dhe menaxhimi I cikleve të ripërpunimit dhe sterilizimit të insturmenteve dhe materialeve të ripërdorshme. Po ashtu, vendimi detajon  sterilizimin në aspektin teknologjik, duke përfshirë sterilizimin me avull dhe me temperatura të ulëta, dhe jo vetëm furnizimin me sete të gatshme.

Një tjetër ndryshim thelbësor është edhe logjistika e sallës, pasi OSHIS përfshin edhe furnizimin me veshje sterile salle dhe materiale të ngjashme njëpërdorimshe, si edhe zgjeron fushën e dezinfektimit nga salat kirurgjikale edhe tek ambientet.

Risi më vete është edhe digjitalizimi i menaxhimit, ndjekjes dhe raportimit të shërbimit, që synon gjurmueshmëri më të madhe të procesit dhe që I përgjigjet objektivave të qeverisë për digjitalizim të të gjithë sektorëve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat