Shqipëria Postuar më 14 Janar 2026, 12:09

Rezerva për faljen e detyrimeve të bizneseve - Spaho: Amnistia nuk formalizon ekonominë, dekurajon ata që paguajnë

Nga Elisabeta Dosku

Rezerva për faljen e detyrimeve të bizneseve - Spaho: Amnistia nuk

Nga janari 2026 të gjitha detyrimet tatimore dhe doganore të bizneseve, direkte apo indirekte, të papaguara,  si dhe gjobat apo kamatvonesat, që i përkasin periudhave tatimore deri 31 dhjetor 2014, do të fshihen automatikisht.  Ndërsa përtej kësaj periudhe do të jepet mundësi për pagesën e një përqindjeje të caktuar brenda 2026-ës dhe falje të detyrimi të mbetur. Por, ekspertet e ekonomisë shprehen se falja fiskale nuk është  zgjidhja e duhur për formalizimin e ekonomisë.

Mateo Spaho, Ekspert Ekonomie:

“Problemi është se nëse ne në vitin 2009 kur u bë paqja e parë fiskale ose amnistia e parë fiskale, bizneset kishin të konsoliduara rreth 500 milionë dollarë borxhe në raport me administratën tatimore, tani jemi 1.5 miliardë dollarë, 3 fish dhe ndërkohë kemi pasur 3-4 amnisti. Problemi është që kemi filluar gjithmonë nga e kundërta, kemi filluar nga falja dhe jo nga masat. Që të ketë efekt, pra që “lopët të mos të dalin nga stalla”, duhet të ndërtojmë stallën njëherë me mure dhe pastaj të themi që kemi kohë deri në këtë datë për tu futur apo për të dalë definitivisht. Ndërkohë që këtu po flasim për hapje-mbyllje gardhesh, kur s’kemi gardhe dhe kjo është çështja dhe problematika reale.  Dhe për këtë arsye në Shqipëri nuk kemi diskutime për taksë të sheshtë, taksë progresive, taksë të lartë apo taksë të ulët spse në fund të fundit, gjithësecili paguan sado, jo sa duhet.  Këto janë problematikat reale që kemi dhe këtu futet edhe informaliteti si element kryesor dhe domethënës”.

Sipas Spahos, përmes amnistive të tilla, dekurajohen bizneset e rregullta. Për këtë arsye rekomandohet marrja e masave të tjera në drejtim të fomalizimit të ekonomisë.

“Nëse kemi një biznes relativisht të ndershëm që paguan taksat është në të njëjtën kohë në situatë shumë të pafarvorshme për të konkurruar me biznese të tjera që nuk kanë qejf ti paguajnë dhe nuk i paguajnë. Dhe në vend që të fillojmë me reforma në administratën tatimore dhe doganore, të kemi rregulla të qarta, dhe pa përjashtime, ne vazhdojmë të flasim për falje. Që do të  thotë se inkurajojmë edhe ata që paguajnë taksat që të mos i paguajnë.  Nuk jam kundër një faljeje në vetvete, por në fillim duhet të marrim masa, pastaj të hapim gardhin.  Mendoj që nuk do ketë impakt në formalizmin e ekonomisë shqiptare”.

Nga zbatimi i këtij ligjit për shuarjen e detyrimeve të papaguara të bizneseve, përfitojnë afro 207 mijë subjekte dhe janë mbi 1 miliardë euro që do të falen

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat