Shqipëria Postuar më 26 Qershor 2025, 10:12

Njihen vitet e punës për ish-ndërmarrjet bujqësore - Qeveria miraton vendimin. Sa persona pritet të përfitojnë?

Nga Ernilda Luzi

Njihen vitet e punës për ish-ndërmarrjet bujqësore - Qeveria

Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e ish-ndërmarrjeve bujqësore, sipas vitit të krijimit dhe territorit të ushtrimit të aktivitetit, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore për bujqit dhe blegtorët. Kjo listë shërben si bazë për njohjen e viteve të punës në sistemin e sigurimeve shoqërore për periudhën para vitit 1992.

Ligji do të lehtësojë njohjen e periudhave të sigurimit, duke zgjidhur problemet me dokumentacionin e vjetër dhe duke shmangur pengesat administrative. Kjo do t’u vijë në ndihmë shumë qytetarëve, që nuk kanë arritur të plotësojnë periudhën minimale të sigurimit për përfitimin e pensionit, duke shmangur proceset gjyqësore të gjata dhe të shtrenjta.

Ky vendim i rëndësishëm i hap rrugën njohjes së periudhave të punës deri në vitin 1992 për rreth 30 mijë punonjës të sektorit bujqësor, të cilët kanë kontribuar ndër vite në ndërmarrje shtetërore dhe kooperativa bujqësore, themelore për ekonominë rurale.

Ata që kanë punuar në këto aktivitete, në mbjellje, korrje, vaditje, grumbullim, përpunim dhe mirëmbajtje të tokës bujqësore do të kenë mundësinë të përfitojnë nga skema e pensioneve në sistemin e sigurimeve shoqërore. Shumë prej tyre, të cilët nuk kishin mundur të përmbushnin periudhën minimale të sigurimeve për të përfituar pension, tashmë do të kenë një mundësi reale për ta arritur këtë të drejtë.

Vitin e kaluar Instituti i Sigurimeve Shoqërore kishte një listë me 72 ish-kooperativa ku njiheshin vitet e punës. Aktualisht, numri i ndërmarrjeve shtetërore, bujqësore dhe ish-kooperativave është më i lartë.

Ligji lehtëson procesin e vërtetimit të viteve të sigurimit, duke kapërcyer vështirësitë e dokumentacionit të munguar dhe duke shmangur kostot administrative, për qytetarët që nuk kanë arritur të plotësojnë periudhën minimale për përfitimin e pensionit.

Vendimi për miratimin e listës së ish- ndërmarrjeve bujqësore e kalon këtë ngërç shumëvjeçar, duke lehtësuar procesin e verifikimit të viteve të punës për ish-punonjësit e sektorit bujqësor, të cilët kanë kontribuar ndër vite në ndërmarrjet shtetërore dhe kooperativat, që dikur ishin shtylla të zhvillimit rural në vend.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat