Shqipëria Postuar më 13 Mars 2026, 11:46

Ndërtimi i rrugëve lidhëse/ ARRSH: Sërish shpërthime sot pranë daljes të tunelit të Llogorasë

Nga Edel Strazimiri

Ndërtimi i rrugëve lidhëse/ ARRSH: Sërish shpërthime

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në kuadër të vijimit të punimeve për ndërtimin e segmentit të rrugëve lidhëse të tunelit të Llogorasë, sot në orën 12:00 është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar pranë daljes së tunelit, në drejtim të Palasës.

Sipas njoftimit shpërthimi do të realizohet rreth 850 metra nga dalja e tunelit me një sasi të vogël eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës dhe avancimit të punimeve infrastrukturore në këtë segment.

Sipas ARRSH, procesi është koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë zhvillimit të punimeve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat