Rikthehet Liceu Francez i Korçës - Mësimdhënia me tre gjuhë dhe diplomë të dyfishtë

Qeveria ka hedhur për konsultim publik projektligjin për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë “Liceu Francez i Korçës”, një nismë që synon rikthimin e një prej traditave historike të bashkëpunimit arsimor franko-shqiptar dhe krijimin e një modeli të ri arsimor me standarde ndërkombëtare në Shqipëri.
Sipas relacionit të projektligjit, do të sigurohet një qasje rajonale dhe ndërkombëtare në arsim, duke zhvilluar partneritete franko-shqiptare në fushën arsimore, kulturore dhe shkencore. Përmes këtij projekti synohet rikthimi i traditës historike të bashkëpunimit arsimor frankofon në Korçë, ku në periudhën 1917-1939 funksionoi Liceu Francez, një nga institucionet më të rëndësishme arsimore të kohës.
Mësimdhënia në këtë institucion do të zhvillohet në tre gjuhë: shqip, frëngjisht dhe anglisht. Kurrikula do të bazohet në një bashkërendim të programeve arsimore të dy vendeve, të miratuara nga autoritetet përkatëse shqiptare dhe franceze. Kjo do t’u mundësojë nxënësve që në përfundim të studimeve të pajisen me dy diploma: Maturën Shtetërore shqiptare dhe diplomën franceze Baccalauréat, duke rritur mundësitë për vijimin e studimeve në universitete ndërkombëtare.
Sipas relacionit, liceu do të jetë një institucion publik me autonomi administrative dhe financiare, i drejtuar nga një strukturë që përfshin një Këshill Administrativ, Këshillin e Institucionit dhe Drejtorin e Liceut. Këshilli Administrativ do të kryesohet nga ministri përgjegjës për arsimin ose përfaqësuesi i tij dhe do të përfshijë edhe përfaqësues të autoriteteve franceze, përfshirë ambasadorin e Francës në Shqipëri. Drejtori i liceut do të propozohet nga Ministria franceze e Arsimit, ndërsa zëvendësdrejtori nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë.
Liceu parashikohet të ketë një kapacitet maksimal prej 360 nxënësish në 12 klasa, ndërsa kostoja mesatare për nxënës llogaritet rreth 8.800 euro në vit, disa herë më e lartë se në një gjimnaz publik standard, për shkak të modelit ndërkombëtar të arsimit, stafit pedagogjik të specializuar dhe laboratorëve shkencorë.
Sipas analizës financiare, parashikohet që gjatë pesë viteve të para të funksionimit kostoja totale të arrijë rreth 11.3 milionë euro, nga të cilat rreth 10.7 milionë euro do të mbulohen nga buxheti i shtetit. Ndërkohë pala franceze do të kontribuojë me financimin e pozicionit të drejtorit të institucionit. Investimi fillestar për pajisje laboratorike dhe infrastrukturë digjitale vlerësohet deri në 2.3 milionë euro.
Shtrenjtimi i karburanteve në rajon - Çfarë masash po marrin vendet për frenimin e çmimeve?
Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme po shkakton paqëndrueshmëri në tregjet globale të naftës, duke ngritur shqetësime mbi inflacionin dhe presionin ekonomik......
Transporti i mallrave drejt digjitalizimit - Projektligj për informacionin elektronik, në harmonizim me BE
Qeveria ka propozuar një projektligj të ri për përdorimin e informacionit elektronik në transportin e mallrave, një hap që synon modernizimin e proceseve dhe......
Aksion në pikat e karburanteve deri më 30 Qershor - Plani i kontrollit/ Nga çmimet, tek regjistrimi i punonjësve
Pikat e shitjes më shumicë dhe pakicë të karburanteve në të gjithë Shqipërinë do të jenë objekt i një aksioni disa mujor që synon të parandalojë abuzimet e......
Si është mbyllur kjo javë e ‘trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh te vazhdueshme qe pësoi përgjatë kësaj kohe e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke u blerë sot me 83.3 lekë dhe duke u shitur......
Doganat bllokojnë mallra të dyshuara për shkelje të pronësisë intelektuale
Drejtoria e Antikontrabandës dhe Drejtoria e Monitorimit, njofton se në bashkëpunim dhe koordinim intensiv me degët doganore në Kakavijë dhe në Durrës, kanë......
Rusia fitoi 6 mld euro nga eksportet e karburanteve fosile - Shifra i referohet periudhës 2-javore që nga fillimi i luftës në Iran
Të dhënat sugjerojnë se Rusia ka përfituar 6 miliardë euro nga shitja e lëndëve djegëse fosile në dy javët e fundit që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael me......
SHBA “licencon” naftën ruse - Heqje 30-ditore nga sanksionet për blerjen e saj në det
Shtetet e Bashkuara vendosën një përjashtim 30-ditor për vendet që të blejnë naftë dhe produkte të naftës ruse të sanksionuara që aktualisht janë të......
Evropa e ngarkuar me borxhe - Ka më pak mundësi për të përballuar tronditjen energjetike
Rritja e çmimeve të energjisë e shkaktuar nga lufta SHBA-Izrael kundër Iranit po i vendos qeveritë evropiane nën presion për të ndihmuar familjet dhe......


