Shqipëria Postuar më 13 Mars 2026, 10:28

Aksion në pikat e karburanteve deri më 30 Qershor - Plani i kontrollit/ Nga çmimet, tek regjistrimi i punonjësve

Nga Elisabeta Dosku

Aksion në pikat e karburanteve deri më 30 Qershor - Plani i

Pikat e shitjes më shumicë dhe pakicë të karburanteve në të gjithë Shqipërinë do të jenë objekt i një aksioni disa mujor që synon të parandalojë abuzimet e mundshme me çmimin e shitjes së naftës dhe benzinës në vend.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe ajo e Doganave kanë ngritur një Task Forcë të përbashkët për këtë qëllim e cila do të jetë në terren dhe do të ushtrojë kontrolle deri më datën 30 Qershor 2026.

Kontrollet do të ushtrohen në të gjithë territorin e vendit mbi bazën e analizës së riskut, fokusuar më shumë tek subjektet që ushtojnë aktivitet në tregtimin me pakicë të karburanteve.

Por çfarë do të kontrollohet konkretisht?

Gjatë kontrolleve do të verifikohet përputhshmëria e sasisë së karburantit të furnizuar dhe të shitur; Origjina e produktit; Fiskalizimi i shitjeve; përputhshmëria e çmimeve të afishuara me faturat fiskale si dhe regjistrimi i punonjësve.

Ky kontroll synon formalizmin e tregut të karburanteve dhe garantimin e transparencës në zbatim të ligjit dhe mbrojtëse së qytetarëve nga abuzimet me çmimet e karburanteve.

Kjo Taks Forcë u ngrit si një instrument kontrolli nxitur nga rritja e çmimit të karburanteve për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, i cili konsiderohet gjithashtu edhe si një moment ku mund të ndodhin abuzime të shumta duke mos reflektuar çmimet reale të bursës dhe duke shkaktuar kosto të larta dhe të padrejta për qytetarët shqiptarë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat