Shqipëria Postuar më 7 Prill 2026, 14:13

“Nafta në bujqësi mbulohet përmes rimbursimit 10%” - Zv.Ministri i Bujqësisë, Guri:  Është ndër inputet kryesore, mbrojtje më e gjerë

Nga Elisabeta Dosku

“Nafta në bujqësi mbulohet përmes rimbursimit 10%” -

Fermerët do të mbështeten këtë vit për blerjen e inputeve bujqësore me qëllim uljen e kostove të tyre dhe rritjen e prodhimit. Zv.Ministri i Bujqësisë, Fatmir Guri, thekson se tashmë mbështetja për naftën, e cila është ndër inputet kryesore në prodhim, do të jepet përmes rimbursimit 10% të faturave të shitjes.

“Mbështetja për naftën vazhdon të jetë një mbështetje në ndihmë të fermerëve. Në BE ekziston një instrument i kompensimit të faturave të inputeve i cili shkon nga 3 deri në 6 për qind. Ne e kemi duke filluar nga ky vit, kompensim të faturave të shitjes në nivelin 10 për qind. Pra, mbështetja për inputet, kryhet në radhë të parë në nivelin e kompensimit të autofaturave në niveli e 10 % dhe jo vetëm për naftën, por për të gjithë inputet. Ne kemi bërë një llogaritje nëse 10 %-shi del apo nuk del.  Dhe kemi dalë në konkluzion se 10 %-shi shpërblen jo vetëm inputet që përdorin fermerët, por edhe skenarë të ndryshëm që ne kemi ndërtuar nëse të gjithë inputet që përdor fermeri rriten 10 %, 20%, 30 %, po 40 %.  Pra në të gjitha rastet kjo masë që është 10% e faturave të shitjes kompenson dhe tejkalon rritjen e çmimeve pothuajse në gjysmën e tyre”.

Përpos mbështetjes së inputeve, këtë vit do të ketë edhe mbështetje direkte për kultivimin, deri në 100 euro për hektar.

“Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që mbështetja për inputet vazhdon të jetë një mbështetje që kemi në instrumentet për vitin 2026, midis tyre edhe për naftën.  Përtej kësaj, përsa i përket edhe bimëve të arave që janë ato që kanë edhe përdorimin më të madh të naftës si inpute prodhimi të tyre, skema ka integruar një masë të re që është masa e mbështetjes me 100 euro për hektar. Kështu që shpërblimi ekziston, është më i plotë se sa ka qenë me skemën që kishte vetëm titullin e skemës së naftës vitin e kaluar”.

Skema e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026 ka ndryshuar duke synuar që përmes fondit prej 52 milionë eurosh të mbulohet një gamë më e gjerë fermerësh.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat