46.5 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve - ARRSH hap tenderin për 4 vitet e ardhshme, 1,300 km akse

Me një fond limit prej 4.47 mld lekësh apo 46.5 mln euro, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore rrugore në vend, për 4 vitet e ardhshme. Në total parashikohet mirëmbajtja e mbi 1,300 kilometrave rrugë, të ndara në 4 kontrata sipas rajoneve.
Kontrata A, që mbulon rajonin verior, përfshin 242.2 km rrugë, duke përfshirë segmente si Milot–Lezhë, Shkodër–Hani i Hotit, Vau i Dejës–Pukë dhe lidhjet drejt Kukësit e Shëngjinit, ndërsa fondi limit është rreth 815 mln lekë. Ndërkohë që, kontrata B përfshin 294.1 kilometra akse rrugore në rajonin qendror dhe verilindor dhe ka një fond limit prej gati 1.1 mld lekë. Ndër segmentet kryesore janë lidhjet Tiranë–Rinas–Durrës, Thumanë–Milot, si dhe rrugët drejt Bulqizës dhe Peshkopisë.
Kontrata C mbulon pjesën lindore dhe juglindore, përfshin rreth 403 km rrugë, duke përfshirë akse si Elbasan–Qafë Thanë, Korçë–Kapshticë, Librazhd–Qukës dhe Lushnjë–Berat dhe ka një fond limit prej 1.37 mld lekë, ndërsa kontrata D, për rajonin jugor, përfshin rreth 374.1 kilometra rrugë, me segmente si Tepelenë–Gjirokastër, Orikum–Himarë–Borsh, Levan–Vlorë dhe lidhjet drejt Konispolit. Fondi limit për këtë kontratë është gati 1.2 mld lekë.
Modeli i mirëmbajtjes “me performancë” nënkupton që kompanitë do të jenë përgjegjëse për garantimin e standardeve të rrugëve gjatë gjithë periudhës së kontratës, duke përfshirë ndërhyrje të vazhdueshme si riparime, pastrim, sinjalistikë dhe, në disa segmente, edhe mirëmbajtje dimërore.
Ibrahimaj prezanton Portalin Unik të Punësimit: Një platformë e re për të rritur transparencën dhe efikasitetin në treg
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe......
Në cilat qytete ka më shumë shtëpi me qira bosh? Studimi i Investropa tregon se qytetet e vogla kanë më shumë prona të lira
Një studim i publikuar nga kompania e analizës së tregut të pasurive të paluajtshme Investropa tregon se tregu i qirave në Shqipëri vijon të mbetet......
“Fruta-perimet e majit do të jenë 40 % më shtrenjtë”! - Rrapaj: Rritja e çmimeve, nga kushtet e motit dhe lufta
Frutat dhe perimet vendase dhe të importit janë shitur me çmime më të shtrenjta ditët e fundit. Në një intervistë për SCAN TV, Kryetari i Këshillit të......
Si po ndryshon harta e turizmit? - Hoxha: Çmimet e paketave turistike rriten mbi 35%
Viti aktual po paraqet sfida të reja për sektorin e turizmit. Sipas operatores turistike Jeta Hoxha, nëse vitin e kaluar kjo periudhë shënonte një dyndje të......
Biletat e avionit, rritje deri në 40%? - Shkaku është karburanti i shtrenjtë
Industria globale e aviacionit po përballet me një nga krizat e saj më serioze në vitet e fundit, pasi çmimet në rritje dhe disponueshmëria e kufizuar e......
Ekonomia u shtua me 950 mln euro në 2025/ Pas zgjerimit qëndrojnë ndërtimi dhe administrata publike
Ekonomia shqiptare shënoi rritje prej 3.79% në terma realë gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin 2024, sipas vlerësimeve paraprake të publikuara nga......
“Porta e Alpeve”, nënshkruhet kredia 50 mln euro - Investime në rrugë, transport e ujësjellës. Projekti total, 100 mln euro
Banka Evropiane e Investimeve ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë 50 mln euro për Shqipërinë, në kuadër të projektit “Porta e Alpeve”, që synon......
Ku e përdorin më shumë shqiptarët Inteligjencën Artificiale? Nga programimi, te detyrat e matematikës. IA dominon përditshmërinë
Inteligjenca Artificiale është kthyer në një nga mjetet më të përdorshme në mbarë botën. Një nga përdorimet më të mëdha të fjalës së fundit të teknologjisë......


