Biletat e avionit, rritje deri në 40%? - Shkaku është karburanti i shtrenjtë

Industria globale e aviacionit po përballet me një nga krizat e saj më serioze në vitet e fundit, pasi çmimet në rritje dhe disponueshmëria e kufizuar e karburantit për avionët tashmë po shkaktojnë anulime fluturimesh, rritje të çmimeve të biletave dhe ristrukturim të itinerareve. Kriza i atribuohet zhvillimeve gjeopolitike në Lindjen e Mesme, të cilat kanë ndërprerë zinxhirët e furnizimit me naftë, duke shkaktuar efekte anësore nga Azia në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Çmimet e naftës kanë tejkaluar 100 dollarë për fuçi, ndërsa karburanti për avionë pothuajse është dyfishuar brenda pak javësh, duke arritur në 195 dollarë. Kostot në rritje nuk po ndikojnë vetëm në operacionet e linjave ajrore, por edhe në disponueshmërinë fizike të karburantit, veçanërisht në vendet që varen nga importet.
Pasojat e para janë tashmë të dukshme. Linjat ajrore kryesore evropiane po i reduktojnë ose riplanifikojnë itineraret, duke u përgatitur për një përkeqësim të mëtejshëm të krizës. Shkurtimet përqendrohen në itinerare të shkurtra dhe më pak fitimprurëse, ku kostot e larta të karburantit i bëjnë itineraret të paqëndrueshme.
Scandinavian Airlines po anulon rreth 1,000 fluturime, kryesisht me destinacione të shkurtra, ndërsa Air Neë Zealand po shkurton orarin e fluturimeve me 5%, duke anuluar më shumë se 1,100 fluturime. Vietnam Airlines ka pezulluar shtatë itinerare vendase dhe po planifikon një ulje të mëtejshme deri në 20%.
Ryanair po shqyrton shkurtimet në Evropë nëse kriza vazhdon, ndërsa Lufthansa ka plane për të ulur në tokë deri në 40 avionë. Në Shtetet e Bashkuara, United Airlines po shkurton fluturimet me kërkesë të ulët, siç janë linjat e natës ose jashtë orarit të pikut.
Kompanitë ajrore po bashkojnë fluturime, duke eliminuar linjat me fitim të ulët dhe duke u dhënë përparësi linjave më të ngarkuara për të kursyer karburant. Në të njëjtën kohë, ato po rrisin çmimet e biletave dhe po vendosin tarifa shtesë, por hapësira për veprim mbetet e kufizuar ndërsa paqëndrueshmëria gjeopolitike vazhdon.
Ndikimi ekonomik është i shumëfishtë. Ulja e fluturimeve të disponueshme kufizon turizmin, rrit kostot e udhëtimit dhe ndikon në aktivitetet tregtare që mbështeten në transportin ajror. Në të njëjtën kohë, konkurrenca për karburantin dhe slotet e disponueshme intensifikohet, duke krijuar vështirësi për kompanitë më të vogla me rezerva të kufizuara.
Për Jugun e Evropës, kriza përkon me fillimin e sezonit turistik të verës. Nëse mungesat vazhdojnë, nuk mund të përjashtohen ndërprerjet e fluturimeve, me pasoja të drejtpërdrejta për mbërritjet dhe të ardhurat nga turizmi.
Ekonomia u shtua me 950 mln euro në 2025/ Pas zgjerimit qëndrojnë ndërtimi dhe administrata publike
Ekonomia shqiptare shënoi rritje prej 3.79% në terma realë gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin 2024, sipas vlerësimeve paraprake të publikuara nga......
“Porta e Alpeve”, nënshkruhet kredia 50 mln euro - Investime në rrugë, transport e ujësjellës. Projekti total, 100 mln euro
Banka Evropiane e Investimeve ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë 50 mln euro për Shqipërinë, në kuadër të projektit “Porta e Alpeve”, që synon......
Ku e përdorin më shumë shqiptarët Inteligjencën Artificiale? Nga programimi, te detyrat e matematikës. IA dominon përditshmërinë
Inteligjenca Artificiale është kthyer në një nga mjetet më të përdorshme në mbarë botën. Një nga përdorimet më të mëdha të fjalës së fundit të teknologjisë......
11% më shumë vizitorë të huaj në mars - Ministri Gonxhja: Shqipëria, alternativë e sigurt dhe tërheqëse
Shqipëria po afirmohet si një destinacion turistik në rritje të vazhdueshme, duke tërhequr një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh nga e gjithë......
Kostot e energjisë diellore bien ndjeshëm - Lëndët djegëse fosile po bëhen me shpejtësi opsioni më i shtrenjtë
Energjia e rinovueshme është në qendër të vëmendjes më shumë se kurrë, ndërsa lufta e Iranit e shtyn Evropën drejt një krize nafte dhe gazi. Ndërsa Italia po......
Kriza më e madhe e naftës dhe gazit” - Shefi i IEA, Birol: Më e keqe se vitet 1973, 1979 dhe 2002 së bashku
Kriza aktuale e naftës dhe gazit e shkaktuar nga bllokada e Ngushticës së Hormuzit është "më serioze se ato të viteve 1973, 1979 dhe 2002 së bashku", tha......
Ndryshon trendi në tregun valutor – Rikuperojnë valutat kryesore!
Dollari amerikan pas rënies që pësoi ditën e djeshme ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes duke rikuperuar pikë teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe......
Ulet sërish akciza e karburantit - Maqedonia e Veriut prezanton hapin e radhës për “frenimin” e çmimeve
Maqedonia e Veriut ka vendosur një ulje të re të akcizës për karburantet, duke zgjeruar njëkohësisht një masë ekzistuese, në një përpjekje për të lehtësuar......


