Analiza Postuar më 7 Prill 2026, 10:54

Ekonomia u shtua me 950 mln euro në 2025/ Pas zgjerimit qëndrojnë ndërtimi dhe administrata publike

Nga Xhorxhina Deda

Ekonomia u shtua me 950 mln euro në 2025/ Pas zgjerimit qëndrojnë

Ekonomia shqiptare shënoi rritje prej 3.79% në terma realë gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin 2024, sipas vlerësimeve paraprake të publikuara nga INSTAT.

Por, një pyetje që lind natyrshëm është se sa përkthehet kjo rritje në lekë?

Nga një përllogaritje e thjeshtë nisur nga niveli i Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2024, mund të dalë një ide të qartë për përmasën reale të zgjerimit ekonomik, duke e kthyer përqindjen abstrakte në një vlerë të prekshme financiare.

PBB-ja me çmime korrente për vitin 2024 u vlerësua në rreth 2.52 trilionë lekë, ose afërsisht 25 miliardë euro. Nëse norma e rritjes prej 3.79% projektohet mbi këtë nivel rezulton se ekonomia shqiptare është zgjeruar me rreth 95 miliardë lekë, ose afërsisht 950 milionë euro më shumë aktivitet ekonomik në bazë vjetore.

Pavarësisht rritjes, sfida kryesore mbetet shpërndarja reale e përfitimeve të kësaj rritjeje në ekonomi dhe në mirëqenien e qytetarëve.

Megjithëse rritja ekonomike ka ardhur në vijim, struktura e saj tregon se ajo është mbështetur kryesisht në ndërtim, shpenzime publike dhe kërkesë nga jashtë. Kjo do të thotë se zgjerimi i ekonomisë nuk po mbështetet në të njëjtën masë te konsumi i familjeve dhe te sektorët prodhues të vendit. Në këtë kuptim, dobësia e bujqësisë dhe e industrisë ngre pikëpyetje për qëndrueshmërinë dhe cilësinë afatgjatë të kësaj rritjeje.

Theksojmë se përllogaritjet e mësipërme janë ilustrative, pasi vlera nominale e PBB-së ndikohet edhe nga ndryshimi i çmimeve.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat