Kriza më e madhe e naftës dhe gazit” - Shefi i IEA, Birol: Më e keqe se vitet 1973, 1979 dhe 2002 së bashku

Kriza aktuale e naftës dhe gazit e shkaktuar nga bllokada e Ngushticës së Hormuzit është "më serioze se ato të viteve 1973, 1979 dhe 2002 së bashku", tha Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA). “Bota nuk ka përjetuar kurrë një ndërprerje të furnizimit me energji të një madhësie të tillë”, shtoi ai.
Birol theksoi se vendet evropiane, si dhe Japonia, Australia dhe të tjera do të vuajnë, por vendet më në rrezik janë ato në zhvillim, të cilat do të përballen me çmimet më të larta të naftës dhe gazit, të ushqimeve dhe një përshpejtim të inflacionit.
Vendet anëtare të IEA-s ranë dakord muajin e kaluar të lironin një pjesë të rezervave të tyre strategjike prej rreth 400 milionë fuçi.
Në reagim ndaj sulmeve të Izraelit dhe SHBA-së, Irani ka bllokuar pothuajse tërësisht trafikun në Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës rrjedh rregullisht rreth 20% e naftës dhe gazit botëror, duke krijuar një rritje të çmimeve të energjisë.
Çmimet e naftës vazhduan rritjen të martën, ndërsa afroi një afat i caktuar nga SHBA-të për Iranin për të hapur Ngushticën e Hormuzit, me Presidentin Donald Trump që kërcënoi sulme ndaj urave dhe termocentraleve iraniane.
Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent u rritën me 1.44 dollarë, në 111.21 dollarë për fuçi, ndërsa kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor u rritën me 2.32 dollarë, në 114.73 dollarë.
Ndryshon trendi në tregun valutor – Rikuperojnë valutat kryesore!
Dollari amerikan pas rënies që pësoi ditën e djeshme ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes duke rikuperuar pikë teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe......
Ulet sërish akciza e karburantit - Maqedonia e Veriut prezanton hapin e radhës për “frenimin” e çmimeve
Maqedonia e Veriut ka vendosur një ulje të re të akcizës për karburantet, duke zgjeruar njëkohësisht një masë ekzistuese, në një përpjekje për të lehtësuar......
“Inflacion i lartë dhe rritje e ngadaltë ekonomike” - FMN pritet të ulë parashikimet globale për shkak të konfliktit
Lufta në Lindjen e Mesme do të çojë në inflacion më të lartë dhe rritje më të ngadaltë globale, tha kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, përpara një......
Luksemburgu dhe Irlanda, në krye të BE - Kanë PBB për frymë më të lartë. Në fund, Bullgaria dhe Greqia
Produkti i brendshëm bruto (PBB) për frymë në standardet e fuqisë blerëse (PPS) është një masë e përdorur gjerësisht për të krahasuar nivelet e të ardhurave......
Samiti i Diasporës, Ministri Ferit Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota
“Një samit që synon të kthejë lidhjet në veprim dhe vizionin në mundësi konkrete për të ardhmen”. Kështu e ka cilësuar Samitin vjetor të Diasporës ministri......
Lufta me informalitetin dhe shmangia e TVSH-së, tatimet nisin projektin e ri me Mbretërinë e Bashkuar
Administrata Tatimore e Shqipërisë ka ndërmarrë një hap të ri drejt modernizimit të sistemit të analizës fiskale, duke implementuar një metodologji të......
Policia: Kujdes nga SMS-të mashtruese në telefon! “Maskohen” si shërbime postare për dorëzimin e pakove
Qytetarët duhet të bëjnë kujdes nga mesazhet mashtruese që vijnë në telefonat e tyre celularë. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e......
Transforimi digjital i Lufrës, për një industri shqiptare, me standarde europiane
“Të kemi një markë shqiptare që të mos jetë vetëm e jona, por e gjithë industrisë, që ta eksportojmë në të gjithë Europën.” Ky është vizioni i artikuluar nga......


