11% më shumë vizitorë të huaj në mars - Ministri Gonxhja: Shqipëria, alternativë e sigurt dhe tërheqëse

Shqipëria po afirmohet si një destinacion turistik në rritje të vazhdueshme, duke tërhequr një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh nga e gjithë bota.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bën të ditur se gjatë muajit mars 2026, vendi ynë mirëpriti 609.363 vizitorë të huaj. Të dhënat përfaqësojnë një rritje të ndjeshme prej 59.598 vizitorësh më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ose rreth 11%, që reflektojnë interesin në rritje për Shqipërinë.
Nga ana tjetër, ministri Gonxhja thekson se në një kontekst global të shoqëruar me sfida ekonomike, pasiguri dhe konkurrencë të fortë mes destinacioneve, Shqipëria po arrin të spikasë si një alternativë e sigurt, autentike dhe gjithnjë e më të preferuar për turistët që kërkojnë eksperienca të reja gjatë gjithë vitit.
Bukuria natyrore e vendit, që shtrihet nga bregdeti i kristaltë i Jonit dhe Adriatikut, deri te malet dhe parqet kombëtare, vijon të jetë një ndër asetet kryesore tërheqëse. Njëkohësisht, trashëgimia e pasur kulturore dhe historike, e reflektuar në qytetet muze, sitet arkeologjike dhe traditat shekullore, po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të interesuar për turizëm kulturor, duke e bërë ofertën turistike të vendit më të plotë dhe konkurruese. Ndërkohë, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.
Shqipëria po fiton terren në hartën ndërkombëtare të turizmit si një destinacion i preferuar dhe konkurrues, duke kontribuar jo vetëm në rritjen ekonomike të vendit, por edhe në përmirësimin e imazhit të tij në skenën ndërkombëtare.
Kostot e energjisë diellore bien ndjeshëm - Lëndët djegëse fosile po bëhen me shpejtësi opsioni më i shtrenjtë
Energjia e rinovueshme është në qendër të vëmendjes më shumë se kurrë, ndërsa lufta e Iranit e shtyn Evropën drejt një krize nafte dhe gazi. Ndërsa Italia po......
Kriza më e madhe e naftës dhe gazit” - Shefi i IEA, Birol: Më e keqe se vitet 1973, 1979 dhe 2002 së bashku
Kriza aktuale e naftës dhe gazit e shkaktuar nga bllokada e Ngushticës së Hormuzit është "më serioze se ato të viteve 1973, 1979 dhe 2002 së bashku", tha......
Ndryshon trendi në tregun valutor – Rikuperojnë valutat kryesore!
Dollari amerikan pas rënies që pësoi ditën e djeshme ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes duke rikuperuar pikë teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe......
Ulet sërish akciza e karburantit - Maqedonia e Veriut prezanton hapin e radhës për “frenimin” e çmimeve
Maqedonia e Veriut ka vendosur një ulje të re të akcizës për karburantet, duke zgjeruar njëkohësisht një masë ekzistuese, në një përpjekje për të lehtësuar......
“Inflacion i lartë dhe rritje e ngadaltë ekonomike” - FMN pritet të ulë parashikimet globale për shkak të konfliktit
Lufta në Lindjen e Mesme do të çojë në inflacion më të lartë dhe rritje më të ngadaltë globale, tha kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, përpara një......
Luksemburgu dhe Irlanda, në krye të BE - Kanë PBB për frymë më të lartë. Në fund, Bullgaria dhe Greqia
Produkti i brendshëm bruto (PBB) për frymë në standardet e fuqisë blerëse (PPS) është një masë e përdorur gjerësisht për të krahasuar nivelet e të ardhurave......
Samiti i Diasporës, Ministri Ferit Hoxha: Tre ditë bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota
“Një samit që synon të kthejë lidhjet në veprim dhe vizionin në mundësi konkrete për të ardhmen”. Kështu e ka cilësuar Samitin vjetor të Diasporës ministri......
Lufta me informalitetin dhe shmangia e TVSH-së, tatimet nisin projektin e ri me Mbretërinë e Bashkuar
Administrata Tatimore e Shqipërisë ka ndërmarrë një hap të ri drejt modernizimit të sistemit të analizës fiskale, duke implementuar një metodologji të......


