Shqipëria Postuar më 23 Korrik 2026, 12:31

QKB, rriten me 7.5% regjistrimet e bizneseve të reja në 6-mujorin e parë të vitit 2026

Nga SCAN TV

QKB, rriten me 7.5% regjistrimet e bizneseve të reja në 6-mujorin e

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) publikon treguesit statistikorë për periudhën janar–qershor 2026, të cilët evidencojnë një ecuri pozitive të aktivitetit ekonomik dhe administrativ në regjistrat që administron institucioni. Të dhënat tregojnë rritje të regjistrimeve të reja të bizneseve, zgjerim të pjesëmarrjes së kapitalit të huaj, si edhe rritje të kërkesave për leje, licenca, si edhe aplikim në regjistrin e pronarëve përfitues.

Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026 janë regjistruar 11,567 subjekte të reja, ose 806 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 7.5%. 

Struktura e regjistrimeve vijon të dominohet nga personat fizikë, me 8,757 regjistrime ose 75.7% të totalit, të ndjekur nga Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK) me 2,775 regjistrime.

Sipas pronësisë, subjektet me kapital 100% shqiptar mbeten mbizotërues me 10,179 regjistrime, ndërsa regjistrimet e bizneseve me kapital 100% të huaj u rritën ndjeshëm me 35.7%, duke arritur në 1,240 subjekte, një tregues i rritjes së interesit të investitorëve të huaj për ekonominë shqiptare.

Në aspektin gjeografik, Qarku Tiranë vijon të kryesojë me 6,039 regjistrime për vitin 2026, ose 52.2% të totalit,, i ndjekur nga Vlora me 1,347 dhe Durrësi me 1,310 regjistrime. Rritje të konsiderueshme u evidentuan gjithashtu në qarqet në veri të vendit, Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Kukës.

Për nga aktiviteti ekonomik, sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë mbetet më i preferuari për regjistrimin e bizneseve të reja, me 2,771 subjekte, i ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor, aktivitetet profesionale, transporti dhe informacioni e komunikacioni. Rritje të forta janë shënuar edhe në sektorin e pasurive të paluajtshme (+35.8%) dhe transportit e magazinimit (+26.3%).

Në Regjistrin Kombëtar të Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve, gjatë periudhës janar–qershor 2026 u regjistruan 897 licenca, ndërsa numri i lejeve arriti në 124, me një rritje prej 6.9% krahasuar me një vit më parë. Lejet e Mjedisit të tipit B përbënin kategorinë kryesore të regjistrimeve.

Ndërkohë, në Regjistrin e Pronarëve Përfitues u regjistruan 2,813 subjekte, ose 7.1% më shumë se në 6-mujorin e parë të vitit 2025. Regjistrimet vijojnë të dominohen nga SHPK-të, të cilat përfaqësojnë pothuajse të gjithë subjektet e regjistruara në këtë regjistër.

Live TV

Të fundit
Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Europa 23 Korrik Dorian Koça

BE i vendos Google gjobë prej 890 milionë euro

Komisioni Evropian njoftoi të enjten një gjobë prej 890 milionë euro kundër Google për praktikat e dyshuara të vetëpreferencës dhe trajtimin e padrejtë të......