“Fruta-perimet e majit do të jenë 40 % më shtrenjtë”! - Rrapaj: Rritja e çmimeve, nga kushtet e motit dhe lufta

Frutat dhe perimet vendase dhe të importit janë shitur me çmime më të shtrenjta ditët e fundit. Në një intervistë për SCAN TV, Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, shpjegon se sa i takon prodhimit vendas, shkak kanë qenë përmbytjet dhe ngricat në fillim të vitit, si dhe lufta që jep efekt psikologjik dhe sjell rritje çmimesh.
“Për prodhimin vendas kushtet e vështira të motit në Janar, ngrica dhe reshje shiu, sollën tharje të produkteve në sera dhe në fushë. Përmbytjet prekën afro 40 % të totalit të prodhimit. Kjo bëri që të frenohej prodhimi dhe të kemi atë ofertë që patën parashikuar fermerët. Në momentin që prodhimi vendas lë hapësire për importin, atëherë importi okupon tregun. E dyta është situata e krijuar nga lufta, e cila ndikon psikologjikisht, pasi duke menduar se humbasin të ardhura, tregtarët rrisin çmimet.”
Sipas Rrapaj, prodhimi i sezonit që del në Maj-Qershor, parashikohet të jetë deri në 40 për qind më shtrenjtë.
“Është parashikuar që çmimet do të rriten si rezultat i uljes së ofertës në treg dhe prishjes së raportit të import-eksport, rritja e çmimit të inputeve që janë të domosdoshme për prodhimin bujqësor. Kështu do të ndodhë edhe me blegtorinë, disa produkte do të dalin 30-40 për qind më shtrenjtë. Perimet, frutat, drithërat, produktet blegtorale, etj.”.
Qytetarët janë përballur së fundmi me çmime jo të zakonshme të produkteve në vend, çka ndikon drejt për drejt në rritjen e shpenzimeve për ushqim.
Si po ndryshon harta e turizmit? - Hoxha: Çmimet e paketave turistike rriten mbi 35%
Viti aktual po paraqet sfida të reja për sektorin e turizmit. Sipas operatores turistike Jeta Hoxha, nëse vitin e kaluar kjo periudhë shënonte një dyndje të......
Biletat e avionit, rritje deri në 40%? - Shkaku është karburanti i shtrenjtë
Industria globale e aviacionit po përballet me një nga krizat e saj më serioze në vitet e fundit, pasi çmimet në rritje dhe disponueshmëria e kufizuar e......
Ekonomia u shtua me 950 mln euro në 2025/ Pas zgjerimit qëndrojnë ndërtimi dhe administrata publike
Ekonomia shqiptare shënoi rritje prej 3.79% në terma realë gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin 2024, sipas vlerësimeve paraprake të publikuara nga......
“Porta e Alpeve”, nënshkruhet kredia 50 mln euro - Investime në rrugë, transport e ujësjellës. Projekti total, 100 mln euro
Banka Evropiane e Investimeve ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes së kredisë 50 mln euro për Shqipërinë, në kuadër të projektit “Porta e Alpeve”, që synon......
Ku e përdorin më shumë shqiptarët Inteligjencën Artificiale? Nga programimi, te detyrat e matematikës. IA dominon përditshmërinë
Inteligjenca Artificiale është kthyer në një nga mjetet më të përdorshme në mbarë botën. Një nga përdorimet më të mëdha të fjalës së fundit të teknologjisë......
11% më shumë vizitorë të huaj në mars - Ministri Gonxhja: Shqipëria, alternativë e sigurt dhe tërheqëse
Shqipëria po afirmohet si një destinacion turistik në rritje të vazhdueshme, duke tërhequr një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh nga e gjithë......
Kostot e energjisë diellore bien ndjeshëm - Lëndët djegëse fosile po bëhen me shpejtësi opsioni më i shtrenjtë
Energjia e rinovueshme është në qendër të vëmendjes më shumë se kurrë, ndërsa lufta e Iranit e shtyn Evropën drejt një krize nafte dhe gazi. Ndërsa Italia po......
Kriza më e madhe e naftës dhe gazit” - Shefi i IEA, Birol: Më e keqe se vitet 1973, 1979 dhe 2002 së bashku
Kriza aktuale e naftës dhe gazit e shkaktuar nga bllokada e Ngushticës së Hormuzit është "më serioze se ato të viteve 1973, 1979 dhe 2002 së bashku", tha......


