Monitorimi i tregut të karburanteve/ Ministria e Financave ngre Task Forcën e përbashkët mes Tatimeve dhe Doganave

Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, Ilir Binaj, dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, ku u dakordësua plani operacional për ngritjen e një Task Force të përbashkët mes dy institucioneve.
Kjo Task Forcë do të ketë në fokus rritjen e kontrollit dhe efikasitetit tatimor dhe doganor në sektorin e hidrokarbureve, si në tregtimin me shumicë ashtu edhe në atë me pakicë, në mënyrë që të shmangen rritjet abuzive të çmimit të tregtimit të karburanteve dhe duke mbrojtur kështu qytetarët shqiptarë.
Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se ky plan operacional vjen edhe në kontekstin e zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, të cilat kanë ndikuar në çmimet e hidrokarbureve.
“Kemi marrë shkas për ngritjen e këtij grupi operacional nisur edhe nga konfikti më i fundit midis Iranit, SHBA-së dhe Izraelit, konflikt që ka ndikuar në çmimet e hidrokabureve. Çmimet do të jenë në monitorim nga këto dy institucione, në mënyrë që të mos kemi rritje abuzive të tyre në sektorin e tregtimit të hidrokrabureve me shumicë apo dhe me pakicë. Sot kemi dakordësuar se cilat do të jenë hapat që do të ndiqen nga këto dy institucione, duke filluar që nga vlerësimi me risk i operatorëve që operojnë në këtë sektor, por nga ana tjetër edhe duke marrë informacione nga tregu përsa i përket abuzimeve potenciale që mund të ndodhin. Kontrolli do të fokusohet jo vetëm në kontrollin e dokumentacionit doganor apo tatimor, por edhe në kontrollin fizik të sasive të hidrokarbureve që tregtohen nga pikat e tregtimit me shumicë dhe pakicë”, u shpreh Ministri.
Ministria e Financave, theksoi Malaj, mbetet e angazhuar për një miradministrim tatimor dhe doganor dhe gjithmonë në dobi të qytetarëve shqiptarë.
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, bëri të ditur se kontrollet do të shtrihen në gjithë territorin e vendit, bazuar në subjektet e identifikuara me risk.
Sipas tij, do të ngrihen grupe të përbashkëta kontrolli me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të garantuar që aktiviteti i subjekteve të zhvillohet në përputhje me ligjin, si dhe që çdo shitje të jetë e regjistruar fiskalisht dhe karburanti i tregtuar të përmbushë të gjitha detyrimet doganore dhe tatimore.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, u shpreh se institucionet kanë koordinuar planin operacional dhe kanë nisur analizën e riskut.
Ai theksoi se eksperiencat nga operacionet e mëparshme kanë ndihmuar në identifikimin e problematikave konkrete në këtë sektor, ndërsa objektivi është që operacioni të shtrihet në një periudhë gjatë kohore, me qëllim rritjen e formalizimit dhe garantimin e funksionimit të rregullt të tregut të hidrokarbureve.
Ministria e Bujqësisë sqaron: Programi IPARD III nuk është hapur ende, po rishikojmë procedurat
Mbështetje e fermerëve me fondet e BE pritet që të rifillojë së shpejti. Megjithatë sipas një sqarimi që Ministria e Bujqësisë bën në rrjetet sociale,......
Raporti: Në SHBA instalimi i paneleve diellore në 2025 ka rënë, politikat e Trump tronditën tregun
Tregu i energjisë diellore në SHBA shtoi më pak instalime të reja në vitin 2025 krahasuar me një vit më parë, tregoi një studim të martën, duke treguar një......
Maqedonia e Veriut, qeveria u hoqi 6 licensa kompanive të përpunimit mjekësor të kanabisit
Qeveria e Meqedonisë së Veriut ka ndërhyrë në rregullimin dhe kontrollin e tregut të kanabisit mjekësor. Në mbledhjen e saj është vendosur që të konfiskohen......
Ushqime dhe shërbime më të shtrenjta, inflacioni në Kosovë arrin 6%
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se çmimet e konsumit në vend kanë shënuar rritje vjetore prej 6 për qind në muajin shkurt 2026, krahasuar......
Lista e re e Forbes, në 2026 bota ka 3,428 miliarderë me pasuri 20.1 trilionë dollarë
“Një tjetër vit, një tjetër grup rekordesh për klasën e miliarderëve në botë. Nuk ka pasur kurrë një kohë më të mirë për të qenë miliarder. Falë shpërthimit......
Qeveria rrit monitorimin e çmimeve të karburanteve - Ibrahimaj: Mekanizëm ditor për transparencë në treg
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bashkë me Ministrin e Financave, Petrit Malaj dhe Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea......
Ibrahimaj: Dritarja e Vetme Kombëtare do të revolucionarizojë mënyrën se si bizneset shqiptare kryejnë tregti
-Platforma e re digjitale për procedurat doganore pritet të reduktojë burokracinë, të përshpejtojë import-eksportin dhe të rrisë konkurrueshmërinë e......
Kujdesi shëndetësor në banesë rrezikon të ndalet? - Shllaku: Do të garantohet vijimësia e tij për të gjithë pacientët që kanë nevojë
Kujdesi shëndetësor në banesë është një domosdoshmëri për çdo të moshuar apo pacientë të cilët për shkak të problemeve shëndetësore e kanë të pamundur të......


