Çmimet e larta ulin konsumin e naftës/ Prilli shënon kthesën, zhdoganohen 52 mijë ton

Qytetarët shqiptarë duket se po kufizojnë lëvizjet me automjete për shkak të çmimit të lartë të naftës përgjatë kësaj periudhe.
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, tregojnë se për herë të parë pas kaq shumë kohësh, sasia e karburanteve të importuara dhe zhdoganuara në muajin Prill rezulton në rënie në raport me Prill 2025.
Konkretisht gjatë muajit që lamë pas u zhdoganuan 52 mijë ton karburante nga 60.7 mijë ton që u importuan në Prill 2025, duke pësuar një rënie prej 8.7 mijë ton. Gjithashtu shifra është më e ulët edhe se Prill 2024.
Por edhe nëse do të bëjmë një krahasim si 4-mujor, vihet re se për Janar-Prill 2026 janë importuar 207.7 mijë ton karburante dhe rreth 11.7 mijë ton më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, muaji Mars dhe në vijim solli një rritje të ndjeshme të çmimit të naftës dhe benzinës në vend, duke arritur në nivele rreth 224 lekë/litër, ndërkohë që vijojnë të jenë të ndryshueshme nga dita në ditë dhe nivelet tavan të shitjes me shumicë dhe pakicë po përcaktohen nga Bordi i Transparencës i aktivizuar për këtë qëllim.
Sa i takon mallrave të tjerë të akcizës, vihet re rritje e importeve gjatë muajit Prill për cigaret, kafenë dhe birrën.
Konkretisht janë importuar 264 ton cigare, me rritje prej 31 ton në raport me Prill 2025, 962 ton kafe, që gjithashtu rezulton me rritje prej 149 ton krahasuar me muajin Prill të vitit të kaluar.
Importi i birrës po ashtu është rritur, ku u zhdoganuan 4630 ton nga 3825 ton në Prill të 2025.
Ndërsa si 4 mujor, rritje paraqet vetëm importi i cigareve, ndërsa kafeja dhe birra rezultojnë me rënie. Pritshmëritë janë që për shkak të nisjes së sezonit turistik veror, konsumi të shtohet në vijim për këto mallra, duke qenë se aktivitet e shërbimeve do të jenë në funksion të plotë të pushuesve vendas dhe turistëve të huaj.
Nga “hambari” global, në tregun shqiptar/ SHBA, Brazili dhe Kina ushqejnë botën. Shqipëria mbështetet te Italia dhe Greqia
Ndërsa SHBA, Brazili dhe Kina konsiderohen sot superfuqitë që “ushqejnë botën”, Shqipëria mbështetet kryesisht te partnerët europianë për furnizimin me......
350 milionë lekë për “Rrugën e Bregdetit”/ Bashkia Kavajë hap garën, projekti synon lehtësimin e trafikut
Bashkia e Kavajës ka shpallur hapjen e garës për rivitalizimin e projektit “Rruga e Bregdetit”, faza e parë, me një fond limit prej rreth 350 milionë lekësh.......
Ndryshojnë rregullat për anijet e peshkimit - Drafti/ Detyrim instalimi i sistemeve të monitorimit, forcohen masat dhe kontrollet
Sektori i peshkimit në Shqipëri do të fuqizohet më tej, në linjë me kërkesat dhe standardet për tregun e Bashkimit Evropian. Ministria e Bujqësisë dhe......
Reforma në kulturë, publikohet Strategjia Kombëtare/ Modeli i ri financiar, synohet dyfishimi i buxhetit në 0.8% të PBB-së
Është nxjerrë për konsultim publik, projektvendimi për “Strategjinë Kombëtare për Kulturën 2026-2030”, që parashikon injektimin e 10 miliardë lekëve për këtë......
Vetëprodhuesit e energjisë, ndryshon faturimi - Skema e re/ Jo më kompensim në kWh, por në vlerë monetare. Si do caktohet çmimi
Qeveria ka miratuar skemën e re për vetëprodhuesit e energjisë nga burimet e rinovueshme, duke kaluar nga modeli i “matjes neto” tek ai i “faturimit neto”,......
Sot Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE/ Moment i rëndësishëm në fazën aktuale të negociatave
Shqipëria dhe Bashkimi Evropian do të zhvillojnë sot në Bruksel Konferencën e 8-të Ndërqeveritare për procesin e negociatave të anëtarësimit, një takim që......
Rreziku i madh i Ngushticës së Hormuzit/ Mbi 1,500 anije tregtare, të bllokuara që nga fillimi i luftës
Më shumë se 1,500 anije tregtare kanë mbetur të bllokuara në Gjirin Persik për tre muaj që nga fillimi i luftës në Iran dhe menaxhimi i tyre do të jetë një......
Evropa i drejtohet kursimeve private/ Numri i punonjësve po zvogëlohet, të moshuarit po rriten me shpejtësi
Sipas analizave të fundit të BQE-së, familjet evropiane vazhdojnë të mbajnë një pjesë të madhe të pasurisë së tyre në depozita bankare me rendiment të ulët,......


