Mbyllja e grupkapitujve, sfida e radhës për vendin - Sa të përparuar jemi në secilën prej fushave?

Shqipëria ka kaluar një tjetër fazë të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke shënuar hapjen e negociatave edhe për grupkapitullin e fundit të acquis së BE mbi “Burimet, Bujqësinë dhe Kohezionin”. Kështu, për një periudhë prej 3 vitesh që nga zhvillimi i Konferencës së Parë Ndërqeveritare e cila shënoi fillimin zyrtar të negociatave, vendi ynë i ka hapur të gjithë grupkapitujt.
Ose e thënë ndryshe, përreth 1 vit që nga hapja e grupkapitullit të parë rezultojnë të jenë hapur edhe 5 të tjerët.
Megjithatë, tani fillon faza e radhës, ajo e mbylljes së grupkapitujve, që konsiston në përmbushjen e të gjithë piketave që ka vendosur Bashkimi Evropian. Grupkapitulli 5 mbi bujqësinë, padyshim që nuk do të jetë i thjeshtë për Shqipërinë.
Në shumicën e kapitujve, Shqipëria ka njëfarë përgatitje, ndërsa ka pasur përparim të kufizuar në fushën e sigurisë ushqimore, politikës veterinare dhe fitosanitare, në ndërtimin e kapaciteteve administrative dhe në harmonizimin legjislativ në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe në përafrimin me acquis të BE-së në fushat themelore të politikave që ndikojnë në funksionimin e sistemit të financimit të Bashkimit Evropian.
Në grupkapitullin për Agjendën e Gjelbër, pra mjedisin, Shqipëria paraqitet më dobët, ku në pjesën më të madhe ka njëfarë niveli përgatitje gjithashtu.
Nga ana tjetër, vendi ynë ka një nivel të mirë përgatitje në grupkapitullin për marrëdhëniet me jashtë, ndaj ky do të jetë edhe klasteri me të cilin do të mbyllen më shpejt negociatat, duke marrë parasysh edhe faktin që ka numrin më të vogël të kapitujve.
Pavarësisht se Grupkapitulli 3 “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse” ka 8 kapituj, sërish vendi ynë paraqet një nivel të moderuar dhe të mirë përgatitje.
Ndërkohë, Tregu i Brendshëm është ai me numrin më të madh të kapitujve, ndërsa në atë të parin mbi “Bazat e Anëtarësimit” që është hapur i pari dhe zakonisht mbyllet i fundit, kemi avantazh Reformën në Drejtësi, ndërsa rezulton të jetë bërë edhe përparim në disa fusha.
Objektivi ambicioz i qeverisë dhe Bashkimit Evropian njëkohësisht është që grupkapitujt të mbyllen në 2027 dhe pas kësaj do të nënshkruhet Traktati i Anëtarësimit që do të ratifikohet nga parlamentet e 27 vendeve anëtare. Pas kësaj, Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE.
Java Globale e Sipërmarrjes, fokus në start up dhe IA - Ibrahimaj: Te paketa fiskale, kemi instrumente të rëndësishme për inovacion
Këtë të hënë, nisi një nga aktivitetet më të rëndësishmë të bizneseve dhe start up-eve, java e sipërmarrjes. Në nisje të kësaj saj, ministrja e Ekonomisë dhe......
Ulet pragu për pagesat CASH - Miratohet dhe rivlerësimi i pronave me 5%, gati çmimet e reja të referencës
Një nga shtyllat e Paketës Fiskale 2026 është ulja e përdorimit të parasë cash, teksa projektligji parashikon 4 masa që parashikohet të sjellin transaksione......
Balluku mbledh Emergjencat Civile: Pritet përkeqësim i motit, masa për menaxhimin e situatës
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thirri në një takim koordinues strukturat e Agjencisë Kombëtare të......
Ekonomia e BE u “reziston” tarifave amerikane - Parashikohet rritje prej 1.4%. Spanja dhe Polonia udhëheqin bllokun
Ekonomia e BE-së pritet të zgjerohet me 1.4 për qind këtë vit, kryesisht për shkak të rritjes së Polonisë dhe Spanjës. Të dhënat vijnë nga parashikimet e......
Turizmi nuk “frenon” as në vjeshtë/ 31.7% më shumë vizitorë, zonat bregdetare më të preferuarat
Shtatori i këtij viti ka shënuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netë-qëndrimeve në strukturat akomoduese në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit......
Evazioni fiskal, kritik bashkëpunimi mes agjencive - Prezantohet programi i OECD. Binaj: Të arrijmë standardet më të larta në hetimin tatimor
Bashkëpunimi ndërmjet agjencive është kritik për hetimet tatimore dhe luftën kundër evazionit fiskal. Është prezantuar në Shqipëri programi i hetimeve penale......
Hapet “drita jeshile” për rivlerësimin e pasurive - Nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026, norma tatimore 5 %
Qytetarët shqiptarë do të kenë edhe një herë mundësinë për të kryer rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në një afat të kufizuar, nga data 1 janar 2026......
Siguria në punë, si renditet Shqipëria? Norma e fataliteteve: Mbi mesataren e BE-së, por më mirë se Franca e Austria
Shqipëria ka regjistruar një normë prej 2.8 fatalitete në punë për 100 mijë të punësuar gjatë vitit 2024. Me 33 humbje jete në vendin e punës, vendi......





