Ekonomia e BE u “reziston” tarifave amerikane - Parashikohet rritje prej 1.4%. Spanja dhe Polonia udhëheqin bllokun

Ekonomia e BE-së pritet të zgjerohet me 1.4 për qind këtë vit, kryesisht për shkak të rritjes së Polonisë dhe Spanjës. Të dhënat vijnë nga parashikimet e Komisionit Evropian. Duke performuar më mirë se shumica e vendeve anëtare, Varshava dhe Madridi pritet të rriten përkatësisht me 3.2 për qind dhe 2.9 për qind në vitin 2025.
Parashikimi ekonomik i BE-së përbën një përmirësim të lehtë krahasuar me atë të pranverës së kaluar, që ishte 1.1 për qind. Komisioni pret që ekonomia e bllokut të vazhdojë të zgjerohet me 1.4 për qind vitin e ardhshëm, pavarësisht tarifave 15 për qind që SHBA ka vendosur mbi eksportet evropiane. Po ashtu, norma e papunësisë parashikohet të mbetet nën 6 për qind deri në vitin 2027, ndërsa inflacioni do të ulet në 2.2 për qind brenda të njëjtës periudhë.
“Duke marrë parasysh kontekstin e vështirë të jashtëm, BE duhet të veprojë me vendosmëri për të nxitur rritjen e brendshme, me anë të thjeshtimit të rregulloreve, tregut të përbashkët dhe rritjes së inovacionit,” theksoi një zyrtar i lartë.
Vendet që dikur u shfaqën si shkaktarët kryesorë të krizës së eurozonës, si Portugalia, Greqia, Qipro, Irlanda dhe Spanja, pritet të performojnë më mirë se Gjermania, Finlanda dhe Austria, të cilat dikur konsideroheshin modele ekonomike.
Një shenjë shqetësuese për Evropën është se tre ekonomitë më të mëdha, Gjermania, Franca dhe Italia, do të përjetojnë rritje të dobët gjatë viteve të ardhshme. Dikur motori i rritjes evropiane, Berlini ka gjasa të zgjerohet vetëm me 0.2 për qind në 2025 dhe 1.2 për qind në 2026 dhe 2027.
Italia pritet të rritet me një ritëm edhe më të ngadaltë, 0.4 për qind në 2025 dhe 0.8 për qind në dy vitet e ardhshme, pavarësisht se është përfituesja kryesore e programit të rimëkëmbjes së BE-së pas COVID-it.
Nga ana tjetër, vendet jugore dhe lindore shënuan rezultate pozitive, me Maltën që u zgjerua me 4%, Bullgaria 3%, Lituania 2.4% dhe Kroacia 3.2%.
Turizmi nuk “frenon” as në vjeshtë/ 31.7% më shumë vizitorë, zonat bregdetare më të preferuarat
Shtatori i këtij viti ka shënuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netë-qëndrimeve në strukturat akomoduese në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit......
Evazioni fiskal, kritik bashkëpunimi mes agjencive - Prezantohet programi i OECD. Binaj: Të arrijmë standardet më të larta në hetimin tatimor
Bashkëpunimi ndërmjet agjencive është kritik për hetimet tatimore dhe luftën kundër evazionit fiskal. Është prezantuar në Shqipëri programi i hetimeve penale......
Hapet “drita jeshile” për rivlerësimin e pasurive - Nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026, norma tatimore 5 %
Qytetarët shqiptarë do të kenë edhe një herë mundësinë për të kryer rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në një afat të kufizuar, nga data 1 janar 2026......
Siguria në punë, si renditet Shqipëria? Norma e fataliteteve: Mbi mesataren e BE-së, por më mirë se Franca e Austria
Shqipëria ka regjistruar një normë prej 2.8 fatalitete në punë për 100 mijë të punësuar gjatë vitit 2024. Me 33 humbje jete në vendin e punës, vendi......
Qeveria gjermane “nxit” industrinë vendase - Subvencionon çmimet e energjisë deri në vitin 2028
Koalicioni qeveritar i Gjermanisë ka rënë dakord të subvencionojë çmimet e energjisë për industrinë e rëndë gjatë tre viteve të ardhshme, në përpjekje për......
Kina blen “fshehtas” sasi të mëdha ari - Shton rezervat për të reduktuar varësinë ndaj dollarit amerikan
Blerjet e pa raportuara të arit nga Kina mund të jenë më shumë se 10 herë më të mëdha se shifrat zyrtare, ndërsa vendi përpiqet në heshtje të diversifikojë......
Produktet shqiptare, më shumë drejt Spanjës e Greqisë/ Dy partnerët kryesorë me rritjen më të madhe të eksporteve në dhjetë muaj
Në Tetor 2025, eksportet e mallrave arritën në 31 mld lekë, duke shënuar një rritje të lehtë prej 1.0% krahasuar me Tetorin 2024 dhe një rritje mujore 14.5%......
Shqipëria çel grupkapitullin e fundit të negociatave - Rama: Do të bëjmë gjithçka që procesi mos të ndalet
Shqipëria ka çelur zyrtarisht grupkapitullin e fundit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama tha se......





