Evazioni fiskal, kritik bashkëpunimi mes agjencive - Prezantohet programi i OECD. Binaj: Të arrijmë standardet më të larta në hetimin tatimor

Bashkëpunimi ndërmjet agjencive është kritik për hetimet tatimore dhe luftën kundër evazionit fiskal. Është prezantuar në Shqipëri programi i hetimeve penale “Inspektorët Tatimorë Pa Kufij” nga OECD dhe UNDP, i cili ofron prej vitesh mbështetje për vendet në zhvillim, me qëllim që të nxitet bashkëpunimi ndërmjet agjencive për evidentimin e krimeve tatimore, por edhe të hartohen një set rekomandimesh për mbushjen e hendekut që ekziston aktualisht.
Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve që është edhe institucioni pritës i këtij programi, u shpreh se agjencitë e zbatimit të taksave duhet të forcohen për t'u linjëzuar me praktikat më të mira.
“Ky ëorkshop do të sjellë më shumë kompetenca dhe profesionalizëm për Administratën Tatimore të Shqipërisë dhe ne jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që ofrohet nga OECD, Guardia di Finanza dhe të gjithë partnerët e tjerë. Si administratë tatimore, zbatimi është një pjesë shumë e rëndësishme e punës tonë, kjo është edhe arsyeja pse që nga momenti që unë jam caktuar në këtë detyrë një vit më parë kam dashur ta forcoj këtë funksion si një nga prioritetet e mia kryesore. Qëllimi ynë ndaj tatimpaguesve nuk është që t'i penalizojmë, por t'i edukojmë ata. Është e rëndësishme që të mësojmë nga njëri-tjetri, se si të arrijmë standardet më të lartë të bashkëpunimit”, tha Ilir Binaj.
I pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, sipas të cilit bashkëpunimi midis agjencive ligjzbatuese duhet të kalojë në një stad tjetër, ku hetuesit përkatës të ndajnë më tepër informacion me njëri-tjetrin.
“Bashkëpunimi mes agjencive tona ligjzbatuese duhet të kalojë në një stad më të avancuar për t'ju përgjigjur sfidave të kohës. Sigurisht, evazioni nuk mund të luftohet në mënyrë të shkëputur, nga secila agjenci veçmas. Sado të suksesshëm të jemi ne në përditshmërinë tonë, pasi zinxhiri i shmangies së evazionit fillon si kontrabandë në doganë në momentin e importit të mallrave detyrimisht do të vazhdojë si evazion në strukturat tatimore dhe domosdoshmërisht do t'i shmanget apo të bëjë deklarim të rremë në lëvizjes e parasë”, u shpreh Gazheli.
Ndërkohë, Drejtori i Hetimit Tatimor, Anton Martini listoi disa nga sfidat e Shqipërisë për të pasur një luftë më efiçiente ndaj evazionit fiskal.
“Rritja e kualitetit të burimeve njerëzore dhe trajnimi i tyre, përgatitja për një përballje efikase ndaj ekonomisë digjitale, rritja e bashkëpunimit ndërmjet faktorëve vendas dhe ndërkufitar, aplikimi i metodave të avancuara të teknologjisë, përdorimi i inteligjencës artificiale”, theksoi Martini.
Përfaqësuesit ndërkombëtarë deklaruan se sfidat në hetimin e krimeve fiskale vijnë edhe nga niveli i lartë i parasë fizike që qarkullon aktualisht, teksa u shprehën ndër të tjera që lufta ndaj evazionit fiskal nuk është vetëm për të fituar më shumë të ardhura, por për të siguruar edhe më shumë drejtësi.
Për dy vitet e ardhshme, Drejtoria e Hetimit Tatimor do të asistohet në hetime nga inspektorë të Guardia di Finanza, me qëllim forcimin e kapaciteteve investigative në fushën e ekonomisë digjitale, evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.
Hapet “drita jeshile” për rivlerësimin e pasurive - Nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2026, norma tatimore 5 %
Qytetarët shqiptarë do të kenë edhe një herë mundësinë për të kryer rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në një afat të kufizuar, nga data 1 janar 2026......
Siguria në punë, si renditet Shqipëria? Norma e fataliteteve: Mbi mesataren e BE-së, por më mirë se Franca e Austria
Shqipëria ka regjistruar një normë prej 2.8 fatalitete në punë për 100 mijë të punësuar gjatë vitit 2024. Me 33 humbje jete në vendin e punës, vendi......
Qeveria gjermane “nxit” industrinë vendase - Subvencionon çmimet e energjisë deri në vitin 2028
Koalicioni qeveritar i Gjermanisë ka rënë dakord të subvencionojë çmimet e energjisë për industrinë e rëndë gjatë tre viteve të ardhshme, në përpjekje për......
Kina blen “fshehtas” sasi të mëdha ari - Shton rezervat për të reduktuar varësinë ndaj dollarit amerikan
Blerjet e pa raportuara të arit nga Kina mund të jenë më shumë se 10 herë më të mëdha se shifrat zyrtare, ndërsa vendi përpiqet në heshtje të diversifikojë......
Produktet shqiptare, më shumë drejt Spanjës e Greqisë/ Dy partnerët kryesorë me rritjen më të madhe të eksporteve në dhjetë muaj
Në Tetor 2025, eksportet e mallrave arritën në 31 mld lekë, duke shënuar një rritje të lehtë prej 1.0% krahasuar me Tetorin 2024 dhe një rritje mujore 14.5%......
Shqipëria çel grupkapitullin e fundit të negociatave - Rama: Do të bëjmë gjithçka që procesi mos të ndalet
Shqipëria ka çelur zyrtarisht grupkapitullin e fundit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama tha se......
Ekonomia e Zvicrës u tkurr për herë të parë në 2 vjet - Rënia me 0.5% reflekton ndikimin e tarifave amerikane para marrëveshjes
Ekonomia zvicerane u tkurr në tremujorin e tretë për herë të parë në më shumë se dy vjet, duke theksuar ndikimin që patën tarifat e larta të SHBA-së përpara......
10-mujori, Shqipëria pret mbi 11 milionë vizitorë - Ministri Gonxhja: 7% më shumë turistë se një vit më parë
Shqipëria po vijon të përjetojë rritje të fluksit turistik përgjatë vitit 2025. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një postim në......





