Bashkëpunimi doganor, kreu i Doganave pret Drejtuesen e Sekretariatit të CEFTA-s

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, priti në një takim Drejtoren e Sekretariatit të CEFTA-s, (Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore), znj. Pranvera Kastrati, ku në qendër të diskutimit ishte roli i Shqipërisë në kuadër të Presidencës së CEFTA-s për vitin 2026 dhe prioritetet në fushën e bashkëpunimit doganor.
Gjatë bisedës, Drejtori Beja vlerësoi rolin e CEFTA-n si një mekanizëm thelbësor për forcimin e stabilitetit ekonomik dhe sigurisë tregtare në rajon, si dhe si një platformë konkrete për afrimin e vendeve anëtare me tregun e përbashkët europian.
Drejtori i Përgjithshëm theksoi se për Administratën Doganore Shqiptare, bashkëpunimi rajonal nuk është thjesht një angazhim formal, por një instrument praktik për të rritur transparencën, për të garantuar procedura më të shpejta dhe për t’u ofruar bizneseve një mjedis më të parashikueshëm.
Znj. Kastrati vlerësoi faktin se drejtimi nga Shqipëria gjatë vitit 2025 i Nënkomitetin për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, ishte një histori suksesi mbështetur në procese të rëndësishme teknike dhe vendimmarrëse si, krijimi i Organit Këshillimor të CEFTA-s për Bashkëpunimin Doganor në fushën e klasifikimit tarifor dhe rregullave të origjinës, forcimi i mekanizmave të përbashkët të menaxhimit të riskut, zhvillimi i mëtejshëm i programit të Operatorëve Ekonomik të Autorizuar (AEO), zhvillimi i tregtisë elektronike në vendet të CEFTA-s etj..
Sipas Znj.Kastrati, thellimi i koordinimit në fushën e menaxhimit të riskut, shkëmbimit elektronik të të dhënave dhe zbatimit të rregullave të përbashkëta të origjinës është thelbësor për të garantuar siguri dhe lehtësim të njëkohshëm të tregtisë në të gjithë rajonin.
Takimi riafirmoi angazhimin e përbashkët për të vijuar me hapa konkretë drejt një bashkëpunimi edhe më të strukturuar, duke e shndërruar Presidencën e Shqipërisë në CEFTA një mundësi për të konsoliduar arritjet e deritanishme dhe për të çuar përpara procese që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e klimës së biznesit dhe në avancimin e integrimit ekonomik rajonal dhe europian.
Rënie me 6%, fitimi i institucioneve kreditore kroate për vitin 2025 ishte 1.4 miliardë euro
Institucionet kroate të kreditit regjistruan një fitim kumulativ prej 1.4 miliardë eurosh (1.6 miliardë dollarë) vitin e kaluar, 6.1% më pak se një vit më......
Importuesit duan 130 mld dollarë, kërkuesit e rimbursimit të tarifave dynden në gjykatat amerikane
Importuesit që kërkojnë pjesën e tyre prej më shumë se 130 miliardë dollarësh në rimbursime tarifore po i drejtohen një gjykate tregtare pak të njohur......
Kosova në valën e shtrenjtimit global të karburanteve pas tensioneve në Lindjen e Mesme
Brenda vetëm 24 orësh, çmimi i karburanteve në Kosovë u rrit për së paku 14 centë. Më 3 mars, një litër naftë në disa pika karburanti arriti në 1.39 euro,......
Konflikti me Iranin, aeroportet katër ditë të mbyllura, linjat ajrore pësojnë humbje të thella
Aksionet e linjave ajrore në Azi dhe Europë shënuan humbje të ndjeshme, teksa konflikti i alencës SHBA-Izrael kundër Iranit solli rritjen e çmimeve të......
Çfarë nënkupton vlerësimi i Komunitetit të Energjisë për Shqipërinë? Ngrohja dhe ftohja: pjesë e planifikimit kombëtar
Dje, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka vlerësuar dorëzimin nga Shqipëria të Dokumentit të Angazhimit për Dekarbonizimin e Sektorit të Ngrohjes dhe......
Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim për kërkimin ekonomik, Guvernatori Sejko takim me akademikët e dy vendeve
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar një delegacion nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e......
Ministeriali i Turizmit, Gonxhja: Përfaqësim dinjitoz i Shqipërisë, histori suksesi që meriton të dëgjohet
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në Ministerialin e Turizmit të organizuar nga UN Tourism në Berlin, në kuadër të ITB......
Buxheti arkëtoi 754.6 miliardë lekë në 2025-ën/ Tatimi mbi pagat dhe TVSH-ja udhëhoqën rritjen e të ardhurave
Buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 754.6 miliardë lekë të ardhura gjatë vitit 2025. Të ardhurat totale u realizuan në masën 98 % e planit të periudhës dhe......


