Shqipëria Postuar më 3 Mars 2026, 15:03

Buxheti arkëtoi 754.6 miliardë lekë në 2025-ën/ Tatimi mbi pagat dhe TVSH-ja udhëhoqën rritjen e të ardhurave

Nga Elisabeta Dosku

Buxheti arkëtoi 754.6 miliardë lekë në 2025-ën/ Tatimi

Buxheti i shtetit ka arkëtuar  rreth 754.6 miliardë lekë të ardhura gjatë vitit 2025.

Të ardhurat totale u realizuan në masën 98 % e planit të periudhës dhe 99.7 % të planit vjetor sipas buxhetit fillestar. Krahasuar me vitin 2024, u mblodhën rreth 44 miliardë lekë ose 6.2 % më shumë.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale), u realizuan në shumën 256.5 miliardë lekë, 29.1 miliardë lekë ose 12.8% më shumë se Janar-Dhjetori i vitit 2024. Krahasuar me planin, të ardhurat e mbledhura janë 1 miliardë lekë më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në shumën 68.5 miliardë lekë, 8.9 miliardë lekë ose 14.9 % më shumë se periudha Janar-Dhjetor 2024, dhe me realizim në shumën prej +2.7 miliardë më shumë se plani i periudhës.  Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në shumën 58.5 miliardë lekë, 1.6 miliardë lekë, ose 2.7 % më shumë se periudha Janar–Dhjetor 2024.

Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë  në shumën 82.5 miliardë lekë, 16.4 miliardë lekë ose 24.7 % më shumë se periudha Janar-Dhjetor 2024.

Të ardhurat nga taksat nacionale rezultojnë në 46.9 miliardë lekë, 2.3 miliardë lekë ose 5.1 % më shumë se një vit më parë. Të ardhurat nga Fondet Speciale, që përfshijnë të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, u realizuan në shumën 178.2 miliardë lekë, 17.3 miliardë lekë ose 10.7 % më shumë se periudha e viti 2024, si dhe me realizim prej 100.8 % të planit të periudhës.

Të ardhurat tatimore të mbledhura nga administrata doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare), u realizuan në vlerën 239.7 miliardë lekë, 10.2 miliardë lekë më shumë se viti 2024, një realizim në masën 98.2 % të planit të periudhës.

Të ardhurat nga TVSH në import,  regjistrohen në j158.7 miliardë lekë ose 4.4 miliardë me më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Të ardhurat nga akciza, arritën në  69.6 miliardë lekë, 6.2 miliardë lekë më shumë se 2024-tra.

Të ardhurat e arkëtuara nga renta minerare në eksport, për periudhën Janar-Dhjetor 2025, janë në shumën 1.9 miliardë lekë, ndërsa taksat doganore, u mblodhën 9.5 miliardë lekë.

Shpenzimet e përgjithshme publike për vitin 2025 arritën në rreth 801.7 miliardë lekë, apo rreth 73.1 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat