“Transparencë në burimet e financimit të partive” - Reforma Zgjedhore, Gonzato: Parakusht për anëtarësimin në BE

Në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato deklaroi se kriteret kryesore të reformës zgjedhore janë pluralizmi politik dhe konkurrenca e barabartë. Ndërsa theksoi se kjo reformë është nevojë demokratike si dhe kërkon transparencë në burimet e financimit të partive.
“Reforma zgjedhore është nevojë demokratike, besimi në zgjedhje është themeli i besimit në vetëdemokraci. Qytetarët duhet të jenë besimplotë se konkursi politik ka qenë i lirë, i ndershëm dhe i pandikuar. Pa transparencë në financimin politik, s’mund të ketë besim. Kur burimet e financimit janë të paqarta apo mbikëqyrja e dobët, besimi te këto institucione demokratike është i minuar, ndaj financimi është parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Reforma zgjedhore, sidomos sa i përket financimit të partive të fushatave mbetet në kuadër të kornizës së BE-së dhe patjetër lidhet ngushtë me themeloret”.
Gjatë fjalës së tij, Komisioni i Reformës Zgjedhore, Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi theksoi se partitë politike nuk vendosin në dispozicion të institucioneve të publikut të dhënat financiare.
“Transparenca realizohet vetëm në mënyrë pasive; Qytetarët, anëtarët e partisë dhe votuesit nuk kanë akses të drejtpërdrejtë dhe periodik në informacion; Kontrolli publik mbi financimin politik mbetet i kufizuar. Në praktikë, kjo situatë krijon një hendek të madh mes standardit ligjor dhe pritshmërive demokratike për llogaridhënie”.
Ndër të tjera, Celibashi theksoi se auditimi formal i partive nuk është funksional dhe ka shpërndarje jo efikase të burimeve. Kësaj i shtohet edhe konflikti i interesit me pagesën e audituesve që përzgjidhen nga KQZ, por paguhen nga partitë.
Ministria e Jashtme: Shtetasit shqiptarë të shmangin çdo udhëtim drejt vendeve të Lindjes së Mesme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se, në vijim të përshkallëzimit ushtarak në rajonin e Lindja e Mesme, situata e sigurisë mbetet e......
Projeksionet/ Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri? - Shoqata e Hidrokarbureve: Shtrenjtim 20 lekë/litër brenda 2 ditëve
Kriza e krijuar nga tensionet në Lindjen e Mesme pritet të reflektohet menjëherë në tregun shqiptar të karburanteve, ku përfaqësues të Shoqatës së......
A do të vijojë rritja e çmimit të banesave? Kërkesa mbetet e qëndrueshme për shkak të migrimit dhe “boom”-it të turizmit
Sipas studimit të Investropa që nga fillimi i vitit 2026, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po ndikohet nga një kombinim faktorësh demografikë dhe......
Berlin: Ibrahimaj firmos marrëveshje për inovacionin – Tirana synon të bëhet qendër rajonale e teknologjisë
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin ku nënshkroi Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit (DPQ) me......
Deklarata e re për bizneset, kush duhet ta plotësojë? - Deklarohen të ardhurat personale. Rimbursim për fëmijët, afati deri më 31 mars
Për herë të parë, të ardhurat personale nga biznesi deklarohen përmes deklaratës së re TAPB (Deklarata e re për të Ardhurat Personale nga Biznesi) e cila......
Kursi i këmbimit/ Forcohet Dollari amerikan dhe Paundi britanik
Dollari amerikan ka shënuar një rritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u forcuar nga një ditë më parë teksa është blerë me 82.2 lekë dhe është shitur me......
“Punë për të gjithë”, 6.500 vende të lira në të gjithë vendin - AKPA: Qindra profesione në kërkim të kandidatëve
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se aktualisht në portalin zyrtar puna.gov.al janë të shpallura rreth 6.500 vende të lira pune në......
“Lufta nuk do të zgjasë me vite” - Deklarata e Netanyahu, ndërsa konflikti zgjerohet edhe në Liban
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lufta kundër Iranit "nuk do të zgjasë me vite", ndërsa konflikti u zgjerua me Izraelin që sulmoi përsëri......


