“Punë për të gjithë”, 6.500 vende të lira në të gjithë vendin - AKPA: Qindra profesione në kërkim të kandidatëve

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se aktualisht në portalin zyrtar puna.gov.al janë të shpallura rreth 6.500 vende të lira pune në sektorë të ndryshëm.
Këto pozicione ofrojnë mundësi punësimi për të gjithë nivelet arsimore. AKPA thekson se qindra vende pune janë të disponueshme, ku në profesionet që tregu ka nevojë për fuqi punëtore përfshihen punonjës pastrimi, punëtorë ndërtimi, ndihmës kuzhinierë, rrobaqepës, sistemues malli, prodhues këpucësh, kamarierë, shitës në dyqane, shoferë të makinave të rënda, kuzhinierë dhe banakierë.
Njëkohësisht, në portal janë të shpallura edhe vende pune që kërkojnë kualifikime më të larta profesionale dhe arsimore. Mes tyre përfshihen pozicione si ekonomistë, menaxherë, specialistë komunikimi, inxhinierë mekanikë, zhvillues softuerësh, nëpunës zyre, inxhinierë civilë, nëpunës finance, drejtues në tregti si dhe inxhinierë të elektroteknologjisë. Këto vende pune synojnë profesionistë me eksperiencë dhe formim të specializuar.
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive u bën thirrje të gjithë të interesuarve që të aplikojnë online përmes portalit zyrtar puna.gov.al. Procesi i aplikimit është i thjeshtë dhe i aksesueshëm për këdo që kërkon të jetë pjesë e tregut të punës.
Për qytetarët që kanë nevojë për asistencë gjatë aplikimit, AKPA ofron mbështetje përmes zyrave të punës në të gjithë vendin ose mund të kontaktojnë online, për çdo pyetje apo ndihmë shtesë.
“Lufta nuk do të zgjasë me vite” - Deklarata e Netanyahu, ndërsa konflikti zgjerohet edhe në Liban
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se lufta kundër Iranit "nuk do të zgjasë me vite", ndërsa konflikti u zgjerua me Izraelin që sulmoi përsëri......
Rriten kostot globale të transportit të naftës e gazit - Për shkak se Irani mbylli ngushticën e Hormuzit
Tarifat globale të transportit të naftës dhe gazit u rritën ndjeshëm, me kostot e supertankerëve në Lindjen e Mesme që arritën nivele rekord. Konflikti......
Si do të ndikojë konflikti në tregjet evropiane të energjisë? - Politikëbërësit duhet të planifikojnë një bllokim të gjatë në Lindjen e Mesme
Sulmet kundër Iranit nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë rihapur çështjen më të rëndësishme të sigurisë energjetike në ekonominë globale, ndërprerjen e......
Studimi/ Kamza, “hotspot”-i energjetik i Shqipërisë - Densiteti i kërkesës për ngrohje është rreth 4 herë më i lartë se në Tiranë
Kur flitet për energjinë në Shqipëri, vëmendja zakonisht përqendrohet te Tirana si qendra më e madhe urbane e vendit. Megjithatë, sipas raportit të fundit të......
ARRSH: Hapet për të gjitha mjetet kalimi në aksin Librazhd-Përrenjas
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se duke nisur nga mesdita e sotme, ora 12:00, rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet në aksin Librazhd-Përrenjas,......
Shqipëria në Panairin e Turizmit në Berlin, Gonxhja pjesë e Ministerialit të UN Tourism
Edhe këtë vit Shqipëria do të jetë pjesë e Panairit të Turizmit ITB Berlin. Në prag të hapjes së tij, Ministri I Turizmit, Blendi Gonxhja mori pjesë në......
Analiza e Reuters: Nga rritjet e çmimeve të naftës te luhatjet e aksioneve: Si po i nxit tregjet konflikti i Lindjes së Mesme
Një konflikt në rritje në Lindjen e Mesme tronditi tregjet globale të hënën, ndërsa perspektiva e një lufte të gjatë rriti çmimet e energjisë dhe goditi......
BE plan për të zgjeruar rregulloret e roaming-ut, përfshihet edhe Ballkani Perendimor
Komisioni Evropian parashikon që udhëtarët nga BE-ja duhet të përfitojnë gjithashtu nga tarifa më të favorshme të roaming-ut celular në Ballkanin Perëndimor.......


