Shqipëria Postuar më 3 Mars 2026, 10:48

Berlin: Ibrahimaj firmos marrëveshje për inovacionin – Tirana synon të bëhet qendër rajonale e teknologjisë

Nga Edel Strazimiri

Berlin: Ibrahimaj firmos marrëveshje për inovacionin – Tirana

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin ku nënshkroi Deklaratën e Përbashkët të Qëllimit (DPQ) me Kryetaren e Bashkisë dhe Senatore për Çështjet Ekonomike, Energjinë dhe Ndërmarrjet Publike të Berlinit, Franziska Giffey.

Deklarata vendos një kuadër të strukturuar bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit të Republikës së Shqipërisë dhe Departamentit të Senatit të Berlinit, me fokus forcimin e ekosistemeve të inovacionit dhe sipërmarrjes, mbështetjen e startup-eve dhe rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve.

"Nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët të Qëllimit përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Berlinit, si dhe në përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në hapësirën europiane të inovacionit dhe kërkimit shkencor", u shpreh Ministrja Ibrahimaj.

Sipas saj, tre jane shtyllat kryesore ku do të mbështetet bashkëpunimi:

1. Ndërtimi i kapaciteteve për inovacionin dhe sipërmarrjen

Shkëmbim eksperiencash mbi politikat për startup-et, instrumentet financiare, krijimin e qendrave të inovacionit dhe mbështetjen e sipërmarrjes së të rinjve dhe grave.

2. Ndërlidhja e bizneseve dhe ekosistemeve

Organizim i vizitave të strukturuara B2B dhe B2I, pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare dhe krijim i urave të bashkëpunimit mes startup-eve shqiptare dhe ekosistemit të Berlinit.

3. Mbështetje për procesin e integrimit europian

Zhvillim i projekteve të përbashkëta dhe aplikime për financime në programet e Bashkimit Europian, përfshirë Horizon Europe, Digital Europe Programme dhe instrumentet e European Institute of Innovation and Technology.

Ky bashkëpunim  do të zhvillohet në kuadër të iniciativës Ecosystem Connectors Berlin - Sarajevo - Tirana dhe synon pozicionimin e Tiranës si një qendër rajonale në zhvillim për inovacionin dhe teknologjinë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat