A do të vijojë rritja e çmimit të banesave? Kërkesa mbetet e qëndrueshme për shkak të migrimit dhe “boom”-it të turizmit
![]()
Sipas studimit të Investropa që nga fillimi i vitit 2026, tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po ndikohet nga një kombinim faktorësh demografikë dhe ekonomikë që po ushtrojnë presion të përzier mbi çmimet. Lëvizja e popullsisë nga zonat rurale drejt atyre urbane, sidomos drejt Tiranës, si dhe hyrjet ndërkombëtare, po mbështesin kërkesën në kryeqytet dhe në zonat bregdetare. Në të kundërt, rënia e përgjithshme e popullsisë për shkak të emigrimit dhe nivelit të ulët të lindjeve po kufizon kërkesën në qytetet dytësore.
Tirana ka kaluar mbi 500 mijë banorë, ndërsa shumë zona rurale vijojnë të shpopullohen. Përqendrimi i të rinjve dhe i forcës punëtore në kryeqytet ka rritur kërkesën për apartamente, duke mbajtur çmimet në nivele të larta. Paralelisht, kthimi i shqiptarëve të diasporës, të cilët blejnë shtëpi të dyta ose prona për pension, si dhe rritja e komunitetit të të huajve dhe punëtorëve në distancë që zgjedhin të jetojnë në Shqipëri, kanë shtuar presionin mbi tregun, veçanërisht në zonat turistike.
Përtej demografisë, një rol të rëndësishëm luan edhe turizmi. Në vitin 2025, numri i vizitorëve arriti në rreth 12 milionë, duke nxitur investimet në prona për qira afatshkurtër. Platforma të tilla e kanë bërë pronësinë më fitimprurëse, sidomos në qytetet bregdetare. Ndërkohë, rritja e kostove të ndërtimit ka shtuar vlerën e zëvendësimit të banesave, ndërsa investimet e huaja, të nxitura edhe nga pritshmëritë për integrimin europian, kanë forcuar më tej kërkesën.
Sipas analizave të bazuara në të dhënat e INSTAT, parashikimet e Eurostat dhe vlerësimet e Bankës Botërore, këto presione pritet të vazhdojnë për 3 deri në 5 vitet e ardhshme, për sa kohë që turizmi ruan ritmet dhe procesi i integrimit në BE mbetet në rrugën e duhur. Megjithatë, ritmi i rritjes së çmimeve mund të ngadalësohet ndërsa tregu bëhet shumë më i shtrenjtë në raport me të ardhurat vendase.
Berlin: Ibrahimaj signs agreement on innovation – Tirana aims to become a regional technology hub
The Minister of Economy and Innovation, Delina Ibrahimaj, paid an official visit to Berlin where she signed the Joint Declaration of Intent (JDI) with the......
New declaration for businesses, who must fill it out? - Personal income is declared. Reimbursement for children, deadline until March 31
For the first time, personal income from business is declared through the new TAPB declaration (New Declaration for Personal Income from Business) which......
Exchange rate/ US Dollar and British Pound Strengthen
The US dollar has recorded an increase in value this morning, strengthening from the day before as it was bought at 82.2 lek and sold at 83.2 lek according......
"Jobs for all", 6,500 vacancies across the country - AKPA: Hundreds of professions looking for candidates
The National Employment and Skills Agency announces that currently around 6,500 job vacancies in various sectors are advertised on the official portal......
"The war will not last for years" - Netanyahu's statement, as the conflict expands to Lebanon
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu said the war against Iran "will not last for years," as the conflict widened with Israel again attacking the......
Global oil and gas transportation costs rise - Because Iran closed the Strait of Hormuz
Global oil and gas shipping rates rose sharply, with supertanker costs in the Middle East reaching record levels. The US-Iran conflict intensified after......
How will the conflict affect European energy markets? - Policymakers should plan for a long standoff in the Middle East
The attacks against Iran by the United States and Israel have reopened the most important energy security issue in the global economy, the disruption of......
Study/ Kamza, Albania's energy "hotspot" - The density of heating demand is about 4 times higher than in Tirana
When talking about energy in Albania, attention usually focuses on Tirana as the country’s largest urban center. However, according to the latest Energy......



