Shqipëria çel grupkapitullin e fundit të negociatave - Rama: Do të bëjmë gjithçka që procesi mos të ndalet

Shqipëria ka çelur zyrtarisht grupkapitullin e fundit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij, Kryeministri Edi Rama tha se tashmë nuk ka asgjë që e ndal Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit.
"Do bëjmë gjithçka kemi në dorë për të ecur përpara me të njëjtin intensitet, disiplinë dhe punë të madhe për të dhënë rezultare që ky proces që po ndërtojmë gur pas guri të mos ndalet. Sot Shqipëria del me krenari nga kjo fazë e parë dhe madje me ndjenjë edhe më të madhe përgjegjësie. Ne nuk përfaqësojmë këtu parti politike, por një komb të tërë që mbështet si askush tjetër BE dhe anëtarësimin në BE më shumë sesa 90% e qytetarëve tanë. Dua të shtoj se qoftë, ajo mënyra e fortë dhe e butë me të cilën jemi përballur na ka mësuar: kurrë mos merr asnjë gjë të mirëqenë në Bruksel. Kur të buzëqeshin shijoje por mos e mer të mirëqenë. Mund t’ju zhduket nga fytyra sa hap e mbyll sytë. Kështu vazhdo, puno fort dhe përgjigju me përulësi dhe rezultate”, tha kreu i qeverisë shqiptare.
Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos tha se suksesi real do të jetë mbyllja e grupkapitujve, ndërsa e cilësoi Shqipërinë si një vend ku Bashkimi Europian mund të mbështetet.
“Çelja është sukses, por mbyllja e kapitujve është çmimi real. Suksesi matet me shpejtësinë dhe seriozitetin e miratimit e zbatimit të legjislacionit. Ne ndihmojmë por jeni ju që jepni rezultate. Në momentin që keni marrë statusin kandidat është përgjegjësi dhe përkushtim i BE dhe vendeve anëtare. Nuk është e vështirë të jesh pozitiv kundrejt vendit tuaj sepse ju jepni rezultate. Nëse na duhet një shembull se çfarë është procesi i anëtarësimit duhet të hedhim sytë nga ju sepse jeni shembull.
Sot dëgjuam që harmonizimi i Shqipërisë me politikën europianë është 100 përqind, na duhen partnerë ku mund të mbështetemi dhe ju jeni një prej tyre. Ne po përgatisim një shtëpi në Europë për ju”, tha Kos.
Konferenca u mbyll duke festuar, Kos, i solli kryeministrit Edi Rama “Coca-Cola”-n e skicuar nga ai vetë dhe një tortë me po atë skicë dhe numrin 6, për çeljen e të gjashtë grupkapitujve.
Ekonomia e Zvicrës u tkurr për herë të parë në 2 vjet - Rënia me 0.5% reflekton ndikimin e tarifave amerikane para marrëveshjes
Ekonomia zvicerane u tkurr në tremujorin e tretë për herë të parë në më shumë se dy vjet, duke theksuar ndikimin që patën tarifat e larta të SHBA-së përpara......
10-mujori, Shqipëria pret mbi 11 milionë vizitorë - Ministri Gonxhja: 7% më shumë turistë se një vit më parë
Shqipëria po vijon të përjetojë rritje të fluksit turistik përgjatë vitit 2025. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një postim në......
Greqi, numri i turistëve rritet me mbi 22% - Vetëm Serbia dhe Malta shënuan rezultate më të mira në Evropë
Greqia ka shënuar një nga rritjet më të mëdha të mbërritjeve ndërkombëtare në Evropë krahasuar me vitin 2019. Vendi gjithashtu duket se po përfiton nga......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.6 lekë në raport me javën që lamë pas......
Britania “braktis” planet për rritjen e taksave - Përmirësimi i parashikimeve fiskale i jep “frymëmarrje” qeverisë
Ministrja britanike e Financave, Rachel Reeves, nuk ka në plan të rrisë taksat mbi të ardhurat në buxhetin e këtij muaji, falë përmirësimit të parashikimeve......
Përhapja e inteligjencës artificiale në Evropë - Cilat shtete e përdorin më shumë në jetën e përditshme?
Evropianët po integrojnë inteligjencën artificiale (IA) gjithmonë e më shumë në jetën e tyre, por disa vende janë më të prirura se të tjerat, sipas të......
Reformohet ekosistemi i startup-eve - 9 milionë euro nga BE, projektligji i ri synon integrimin europian të inovacionit
Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, me synimin për të......
Shqipëria çel Grupkapitullin e fundit të negociatave me BE
Shqipëria ka çelur sot Grupkapitullin e fundit të negociatave me BE. Pas takimit të delegacioneve, Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin në......





