Përhapja e inteligjencës artificiale në Evropë - Cilat shtete e përdorin më shumë në jetën e përditshme?

Evropianët po integrojnë inteligjencën artificiale (IA) gjithmonë e më shumë në jetën e tyre, por disa vende janë më të prirura se të tjerat, sipas të dhënave.
Që nga dalja në treg e ChatGPT nga OpenAI në 2022, më shumë se 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën kanë përdorur mjete të teknologjisë së re, sipas një raporti të Microsoft. Kjo tregon një ritëm më të shpejtë të përshtatjes në raport me teknologjitë e tjera kryesore, duke përfshirë internetin, kompjuterin personal dhe telefonin inteligjent.
Sot, Bashkimi Evropian është e ka bërë inteligjencën artificiale pjesë të përditshmërisë, veçanërisht vendet më të pasura. Irlanda udhëheq shtetet anëtare, me 41.7 për qind të popullsisë që përdor mjetet e inovacionit rregullisht në jetën e përditshme ose në punë. Pas saj vijnë Franca (40.9 për qind) dhe Spanja (39.7 për qind).
Ndërsa në fund të listës gjejmë Rumaninë (15.3 për qind) dhe Greqinë (17.7 për qind), ku njerëzit janë më pak të prirur për të përdorur teknologjinë e re.
Për sa u përket vendeve jashtë BE-së, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar gjithashtu janë përdoruese intensive të inteligjencës artificiale: 45.3 për qind e norvegjezëve dhe 36.4 për qind e britanikëve e përdorin rregullisht.
Sipas Microsoft, integrimi global i kësaj teknologjie lidhet ngushtë me ekonominë e një vendi. Në veri të globit, vlera është rreth 23 për qind, krahasuar me 13 për qind në shtetet e jugut.
Zgjerimi i inteligjencës artificiale ka qenë gjithashtu më i shpejtë në vendet me infrastrukturë të fortë elektrike dhe ndërlidhje kompjuterike. Megjithatë, pothuajse katër miliardë njerëz në mbarë botën jetojnë në rajone ku këta faktorë mbeten një sfidë. “Ndryshimi nuk lidhet vetëm me aksesin në mjetet e teknologjisë së re; ai reflekton edhe pabarazitë më të gjera në infrastrukturë, edukim dhe gjuhë,” thuhet në raport.
Reformohet ekosistemi i startup-eve - 9 milionë euro nga BE, projektligji i ri synon integrimin europian të inovacionit
Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, me synimin për të......
Shqipëria çel Grupkapitullin e fundit të negociatave me BE
Shqipëria ka çelur sot Grupkapitullin e fundit të negociatave me BE. Pas takimit të delegacioneve, Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin në......
Edi Rama në Bruksel për çeljen e Grupkapitullit të fundit të negociatave me BE
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian. Ditën e hënë, më 17 nëntor do të......
Parashikimi, priten reshje të shumta në basenin e Drinit, KESH monitorim në kohë reale
Parashikimet hidrometeorologjike tregojnë për një situatë të përkeqësuar atmosferike në basenin e lumit Drin gjatë datave 17 - 23 nëntor, me reshje intensive......
ERE, strategji për kursimin e energjisë/ Masa, pas kërkesave të Kuvendit për adresimin e çështjeve me interes për konsumatorët
Enti Rregullator i Energjisë do të miratojë një “Strategji për ndërgjegjësimin mbi kursimin e energjisë dhe përdorimin e burimeve alternative, 2025–2030”.......
Kosovë, të moshuarit marrin pensionet me rritje/ Kurti: Rritëm buxhetin dhe e rishpërndajmë tek ata që kanë nevojë
Të moshuarit në Kosovë kanë përfituar që nga dita e djeshme pensionet bazike me rritje nga 120 në 150 euro. Kryeministri i vendit, Albin Kurti që më parë......
Në kredi në euro apo lekë, ku paguan më pak interes? Raporti i BSH: Huamarrja u bë më e lirë në tremujorin e tretë të vitit
Gjatë tremujorit të tretë të vitit, bankat në Shqipëri kanë ulur interesat për shumë lloje kredish në lekë. Kjo do të thotë se marrja e një kredie është bërë......
Ministri i Bujqësisë inspekton Kallasën/ Salla: Dy kaskada mbrojtëse për 850 ha tokë bujqësore
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla, inspektoi sot punimet mbrojtëse përgjatë lumit Kalasa në bashkinë Finiq, një prej lumenjve më......





