10-mujori, Shqipëria pret mbi 11 milionë vizitorë - Ministri Gonxhja: 7% më shumë turistë se një vit më parë

Shqipëria po vijon të përjetojë rritje të fluksit turistik përgjatë vitit 2025. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale bën të ditur se, Shqipëria ka mirëpritur 11.137.328 vizitorë të huaj nga Janari deri në Tetor 2025, ose 7% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Ndër të tjera, ministri Gonxhja thekson se vetëm në Tetor 2025 janë regjistruar 908.642 vizitorë, një ritëm që dëshmon transformimin e turizmit gjithëvjetor, duke lënë pas modelin sezonal dhe duke afirmuar Shqipërinë, si një destinacion në zhvillim të qëndrueshëm dhe tërheqës në çdo stinë.
Vendndodhja gjeografike e Shqipërisë favorizon zhvillimin e një industrie turistike gjatë gjithë vitit.
Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron plazhe nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës.
Tashëgimia historike e kulturore e vendit ofron potencial të konsiderueshëm dhe mbetet një atraksion i preferuar turistik. Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.
Gjithashtu, vendi ynë ka lumenj të shumtë, laguna dhe parqe kombëtare, që e bëjnë Shqipërinë një destinacion të pasur me bukuri natyrore, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë bota, të cilët preferojnë turizmin e aventurës.
Turizmi është kthyer në aktivitet gjithëvjetor, duke u shndërruar gjithnjë e më shumë në një motor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik, duke gjeneruar të ardhura dhe duke rritur prezencën e vendit në hartën turistike botërore.
Greqi, numri i turistëve rritet me mbi 22% - Vetëm Serbia dhe Malta shënuan rezultate më të mira në Evropë
Greqia ka shënuar një nga rritjet më të mëdha të mbërritjeve ndërkombëtare në Evropë krahasuar me vitin 2019. Vendi gjithashtu duket se po përfiton nga......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.6 lekë në raport me javën që lamë pas......
Britania “braktis” planet për rritjen e taksave - Përmirësimi i parashikimeve fiskale i jep “frymëmarrje” qeverisë
Ministrja britanike e Financave, Rachel Reeves, nuk ka në plan të rrisë taksat mbi të ardhurat në buxhetin e këtij muaji, falë përmirësimit të parashikimeve......
Përhapja e inteligjencës artificiale në Evropë - Cilat shtete e përdorin më shumë në jetën e përditshme?
Evropianët po integrojnë inteligjencën artificiale (IA) gjithmonë e më shumë në jetën e tyre, por disa vende janë më të prirura se të tjerat, sipas të......
Reformohet ekosistemi i startup-eve - 9 milionë euro nga BE, projektligji i ri synon integrimin europian të inovacionit
Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, me synimin për të......
Shqipëria çel Grupkapitullin e fundit të negociatave me BE
Shqipëria ka çelur sot Grupkapitullin e fundit të negociatave me BE. Pas takimit të delegacioneve, Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për Zgjerimin në......
Edi Rama në Bruksel për çeljen e Grupkapitullit të fundit të negociatave me BE
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian. Ditën e hënë, më 17 nëntor do të......
Parashikimi, priten reshje të shumta në basenin e Drinit, KESH monitorim në kohë reale
Parashikimet hidrometeorologjike tregojnë për një situatë të përkeqësuar atmosferike në basenin e lumit Drin gjatë datave 17 - 23 nëntor, me reshje intensive......





