Europa Postuar më 17 Nëntor 2025, 10:34

Greqi, numri i turistëve rritet me mbi 22% - Vetëm Serbia dhe Malta shënuan rezultate më të mira në Evropë

Nga Kristi Ceta

Greqi, numri i turistëve rritet me mbi 22% - Vetëm Serbia dhe Malta

Greqia ka shënuar një nga rritjet më të mëdha të mbërritjeve ndërkombëtare në Evropë krahasuar me vitin 2019. Vendi gjithashtu duket se po përfiton nga prirjet e reja të formuara nga ndryshimet klimatike dhe teknologjia, ndërsa mbetet konkurruese edhe në aspektin e çmimeve ndaj rivalëve të vjetër, si Turqia. Një pjesë e madhe e udhëtarëve gjermanë tani po zgjedhin Greqinë në vend të Turqisë.

Këto janë disa nga gjetjet e raportit tremujor të Komisionit Evropian të Udhëtimit (ETC). Performanca e Greqisë renditet ndër më të mirat. Deri në mesin e vitit 2025, mbërritjet ndërkombëtare në vendin helen ishin rritur me 22.4%, krahasuar me 14.9% në Spanjë, 20.4% në Portugali dhe 13.5% në Itali. Të vetmet shtete evropiane që shënuan rritje më të madhe se Athina janë Serbia me 30.3% dhe Malta me 45%.

Fenomenet e motit dhe mbingarkesa e turizmit në destinacione dhe periudha të caktuara ndikuan sërish shumë udhëtarë këtë verë dhe u bënë temë kryesore e diskutimeve rreth udhëtimeve në Europë. Diskutimet “online”, kryesisht në rrjetet sociale, të regjistruara dhe të analizuara nga kompani të specializuara, janë një nga mënyrat më të besueshme për të vlerësuar imazhin e çdo destinacioni.

Të dhënat e raportit tregojnë se shumë udhëtarë po mendojnë të ndryshojnë periudhën kur udhëtojnë: 28% e tetë tregjeve kryesore të udhëtarëve planifikojnë të zhvendosin udhëtimet e tyre në muaj të tjerë gjatë dy viteve të ardhshme, kryesisht për të shmangur turmat, për të kursyer para dhe për t’u shpëtuar temperaturave ekstreme.

Udhëtarët po përdorin gjithnjë e më shumë mjete digjitale për të bërë zgjedhje më të zgjuara. Përdorimi i inteligjencës artificiale në planifikimin e udhëtimeve është pothuajse dyfishuar, duke u rritur nga 10% një vit më parë në 18% në vitin 2025, i udhëhequr nga brezat “Gen-Z” dhe “Millennials”. Vendet që e përdorin më shumë teknologjinë e re janë Kina (40%) dhe SHBA (27%).

Shqipëria 17 Nëntor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pasur luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke u blerë sot me 82.6 lekë dhe duke u shitur me 83.6 lekë në raport me javën që lamë pas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat