Turizmi nuk “frenon” as në vjeshtë/ 31.7% më shumë vizitorë, zonat bregdetare më të preferuarat

Shtatori i këtij viti ka shënuar një rritje të ndjeshme të vizitorëve dhe netë-qëndrimeve në strukturat akomoduese në Shqipëri, sipas të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave. Vizitorët gjithsej u rritën me 31.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, një tregues që vijon trendin në rritje të turizmit vendas dhe atij të huaj.
Sipas të dhënave, rritja më e madhe është shënuar tek vizitorët jo-rezidentë, të cilët u rritën me 37.8%, ndërsa vizitorët rezidentë shënuan një rritje më të moderuar prej 15.1%. Edhe netë-qëndrimet kanë pasur një ecuri pozitive, duke u rritur me 19.6% në total. Vizitorët e huaj qëndruan më gjatë, duke shënuar rritje të netë-qëndrimeve me 25.1%, ndërsa ato nga vendasit u rritën me 4.8%.
Zonat bregdetare rezultuan më të preferuarat nga vizitorët jo-rezidentë, me një rritje prej rreth 44.1%, ndërsa hotelet dhe akomodimet e ngjashme shënuan rritje me 32.1%, duke reflektuar interesin e lartë për pushime pranë detit edhe në shtator.
Sa i përket vizitave sipas rajoneve, rajoni i qendrës kryeson me rreth 161 mijë vizitorë, i ndjekur nga jugu me rreth 137 mijë, ndërsa veriu ka pritur rreth 106 mijë vizitorë. Kjo shpërndarje tregon se pikat kryesore turistike të vendit vijojnë të tërheqin fluks të lartë vizitorësh, sidomos në zonat urbane dhe bregdetare.
Në Shtator 2025, shumica e vizitorëve të huaj që u akomoduan në Shqipëri vinin nga Kosova (13%), Polonia (11%) dhe Italia (10%). Gjermania dhe Franca kontribuan përkatësisht me 9% dhe 8%, ndërsa 49% e vizitorëve ishin nga vende të tjera, duke treguar diversifikim të tregjeve të turizmit hyrës.
Një tjetër tregues pozitiv është norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele, e cila arriti në 52.7%, kundrejt 40.4% në Shtator 2024. Ky rezultat sinjalizon rritje të kërkesës për akomodim dhe përforcon pozicionin e Shqipërisë si një destinacion gjithnjë e më i preferuar në rajon.
Live TV
Ibrahimaj: Shqipëria, një vend biznesi me potencial në rritje për kompanitë gjermane
Në kuadër të Konferencës së Fondacionit Konrad Adenauer dhe Alumni BBUG me temë “Shqipëria si vend biznesi – Perspektiva për kompanitë gjermane dhe......
Administrata publike, më tërheqëse në 2025 - Rritet numri, 20 aplikime për një pozicion pune
Departamenti i Administratës Publike ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025, ku evidentohet një rritje e interesit për punësimin në administratën......
Nis lëvizja pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri/ Miliona shtetas përfitojnë nga qarkullimi i thjeshtuar
Nga 1 maji deri më 30 shtator, në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ketë kontrolle, duke u mundësuar shtetasve të dy vendeve lëvizje më të shpejtë......
Qytetarët rrisin borxhet për konsum/ Tirana mban peshën kryesore, Elbasani kryeson për rritjen
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kredia konsumatore për individët është rritur ndjeshëm në tremujorin e parë të vitit 2026. Në total, huatë......


