Ulet pragu për pagesat CASH - Miratohet dhe rivlerësimi i pronave me 5%, gati çmimet e reja të referencës

Një nga shtyllat e Paketës Fiskale 2026 është ulja e përdorimit të parasë cash, teksa projektligji parashikon 4 masa që parashikohet të sjellin transaksione më të gjurmueshmë, të sigurta dhe të formalizuara.
“Bizneset do të lejohen të kryejnë me njëri- tjetrin pagesa cash deri në shumën 100,000 lekë. Mbi këtë shumë, çdo pagesë do të duhet të bëhet përmes bankës. Bizneset do të lejohen të shesin për konsumatorët, mallra dhe shërbime me para në dorë, deri në shumën e 500,000 lekëve. Mbi këtë shumë, çdo shitje do të duhet të realizohet sërish nëpërmjet transaksioneve bankare apo në formë elektronike. Vitin e ardhshëm, brenda datës 30 Maj 2026, çdo biznes që operon në sektorin e turizmit edhe në atë të transportit, përveç pagesave cash, do të duhet të garantojë forma alternative të pagesave elektronike, ku përfshihen pajisjet POS, apo forma të tjera elektronike. Ndërkohë ky detyrin duhet të përmbushet nga të gjithë bizneset e tjera, brenda datës 31/12/2026”, - tha ministri i Financave, Petrit Malaj.
Një tjetër reformë është ajo e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me normë të reduktuar tatimore, 5% dhe e përcaktimit të metodologjisë për çmimeve të reja të referencës për të gjithë territorin e vendit, përjashtuar këtu Tiranën.
“Jo pa qëllim, Ministria e Financave gjykoi që këto dy nisma të prezantoheshin paralelisht, në mënyrë që të gjithë qytetarët shqiptarë të kishin mundësi të përfitonin nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, duke i përafruar ato me vlerat e tregut, por nga ana tjetër do të kenë mundësinë ta kryejnë këtë rivlerësim me një normë më të reduktuar tatimore në masën 5% nga 15% që është aktualisht” - u shpreh Malaj.
Ndërkaq, me përcaktimin e metodologjisë pritet të publikohen dhe çmimet e reja të referencës për të gjithë qytetet, që sipas ministrit do të jetëgati shumë shpejt.
Balluku convenes Civil Emergencies: Weather deterioration expected, measures to manage the situation
Deputy Prime Minister, Minister of Infrastructure and Energy, Belinda Balluku called a coordination meeting with the structures of the National Civil......
EU economy 'resists' US tariffs - 1.4% growth forecast. Spain and Poland lead the bloc
The EU economy is expected to expand by 1.4 percent this year, driven mainly by growth in Poland and Spain. The data comes from the European Commission's......
Tourism does not "slow down" even in autumn/ 31.7% more visitors, coastal areas most preferred
September of this year has marked a significant increase in visitors and overnight stays in accommodation structures in Albania, according to the latest data......
Tax evasion, critical cooperation between agencies - OECD program presented. Binaj: We achieve the highest standards in tax investigation
Inter-agency cooperation is critical for tax investigations and the fight against tax evasion. The OECD and UNDP “Tax Inspectors Without Borders” criminal......
The "green light" for property revaluation opens - From January 1 to December 31, 2026, tax rate 5%
Albanian citizens will once again have the opportunity to carry out the revaluation of real estate within a limited period, from January 1, 2026 to December......
Safety at work, how does Albania rank? Fatality rate: Above the EU average, but better than France and Austria
Albania recorded a rate of 2.8 work-related fatalities per 100,000 employees in 2024. With 33 workplace fatalities, the country is positioned above the......
German government "boosts" domestic industry - Subsidizes energy prices until 2028
Germany's governing coalition has agreed to subsidize energy prices for heavy industry over the next three years, in an attempt to give the economy a......
China 'secretly' buys large amounts of gold - Adds reserves to reduce dependence on the US dollar
China's unreported gold purchases could be more than 10 times larger than official figures as the country quietly tries to diversify its reserves and reduce......



