Shqipëria Postuar më 17 Nëntor 2025, 14:32

Java Globale e Sipërmarrjes, fokus në start up dhe IA - Ibrahimaj: Te paketa fiskale, kemi instrumente të rëndësishme për inovacion

Nga Diamila Leka

Java Globale e Sipërmarrjes, fokus në start up dhe IA - Ibrahimaj: Te

Këtë të hënë, nisi një nga aktivitetet më të rëndësishmë të bizneseve dhe start up-eve, java e sipërmarrjes. Në nisje të kësaj saj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, deklaroi se fokusi i kësaj jave është inovacioni, zhvillimi i start up-eve, inteligjenca artificiale, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytetet Durrës, Elbasan, Vlorë dhe në Shkodër.

“Për herë të parë gjatë kësaj jave, do të prezantohen dy raporte shumë të rëndësishme për ekonominë tonë. Në radhë të parë do prezantohet raporti i ekosistemit të start up-eve, është i pari i llojit të vetë i cili është hartuar në bashkëpunim me startap, një identitet i njohur ndërkombëtarisht, për të matur nivelin e zhvillimit të ekosistemit të start up-eve. Raporti i dytë është, i trendeve të vendeve të punës në sektorin e teknologjisë së informacionit.”

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj përmendi edhe instrumentët të cilët do të shërbejnë për zhvillimin inovacionit.

“Në këtë vit përmes paketës fiskale, kemi vendosur një instrument të rëndësishëm për zhvillimin e inovacionit, nga viti i ardhshëm të gjitha sponsorizimet, financimet, për ekosistemin e start up, do të njihet si shpenzim i zbritshëm deri në nivelin 5% të fitimit përpara tatimit.”

Java Globale e Sipërmarrjes, është një platformë që mobilizon çdo vit mbi 40,000 aktivitete në 200 shtete, duke angazhuar më shumë se 10 milionë pjesëmarrës, ndërsa Shqipëria po rrit vit pas viti rolin e saj në këtë skenë globale.

Gjatë javës do të zhvillohen dhjetëra aktivitete që synojnë ngritjen e kapaciteteve, krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit dhe shpalosjen e inovacioneve të reja në treg.

Ndër aktivitetet kryesore parashikohen: Folës kombëtarë dhe ndërkombëtarë; Leksione nga liderë të biznesit; Sesione për zhvillimin e aftësive dhe mentorim; Vizita në biznese dhe panele me gra sipërmarrëse; Lançime produktesh dhe raporte sektoriale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat