Shqipëria Postuar më 28 Gusht 2026, 10:33

Mbi 19 mijë kompani me kapital të huaj në Shqipëri - AIDA: Sipërmarrjet, përqendrim të lartë në kryeqytet

Nga Ernilda Luzi

Mbi 19 mijë kompani me kapital të huaj në Shqipëri - AIDA:

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve bën të ditur se deri në korrik të vitit 2026, në vend operojnë 19 mijë e 370 kompani me kapital të huaj ose të përbashkët.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, deri më korrik 2026, në Shqipëri operojnë 19,370 kompani me kapital të huaj ose të përbashkët, ku 16,093 janë me kapital 100% të huaj dhe 3,277 me kapital të përbashkët.

Italia mbetet partneri kryesor për nga numri i kompanive, ndërsa Tirana përqendron mbi 66% të tyre. Aktiviteti ekonomik dominohet nga sektori i shërbimeve (41.1%).

AIDA thekson se Shqipëria vazhdon të konsolidohet si një destinacion tërheqës për investimet e huaja. Nga ana tjetër, investimet e huaja vijojnë të jenë të përqendruara kryesisht në kryeqytet. Qarku i Tiranës përfshin 66.2% të totalit, ose 12 mijë e 814 kompani. Pas Tiranës renditet Durrësi, me 13.4% të kompanive, ndërsa Vlora përfaqëson 7.8%.

Shifrat tregojnë gjithashtu se kompanitë me kapital të huaj apo të përbashkët janë të pranishme në fusha të ndryshme të aktivitetit ekonomik. Peshën më të madhe e zë sektori i shërbimeve, ku operon 41.1% e kompanive.

Në vendin e dytë renditet tregtia me shumicë dhe pakicë, me 26% të totalit. Ndërkohë, industria përpunuese përfaqëson 9.6%, sektori i informacionit dhe komunikacionit 8.8%, ndërsa ndërtimi 7.6%.

Referuar të dhënave të publikuara nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, struktura e investimeve tregon një prani të konsiderueshme të kapitalit të huaj jo vetëm në aktivitetet tradicionale të tregtisë dhe shërbimeve, por edhe në industri, teknologji, komunikacion dhe ndërtim.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat