Linjë e re energjetike 110 kV Sarandë–Xarrë/ OST hap garën për ndërtimin. Synohet më shumë siguri në furnizim

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur garën për ndërtimin e linjës 110 kV Sarandë–Xarrë, një investim që synon rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.
Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, fondi limit i përllogaritur arrin shifrën 497 milionë e 588 mijë lekë. Projekti parashikon ndërtimin e një linje të re që do të lidhë Sarandën me Xarrën, duke krijuar një lidhje më të sigurt të rrjetit elektrik në këtë zonë.
Linja e re do të ndërtohet përgjatë një traseje të re, ndërsa në segmentin pranë nënstacionit të Sarandës do të përdoren kabllo nëntokësore. Punimet do të përfshijnë edhe ndërtimin e pikave të reja të lidhjes së linjës me rrjetin elektrik.
Referuar dokumentit, qëllimi i investimit është rritja e sigurisë së furnizimit me energji elektrike dhe përmirësimi i funksionimit të rrjetit në zonën e Sarandës.
Sipas projektit, pjesa e parë e linjës, në hyrje të Nënstacionit të Sarandës, do të kalojë nën tokë. Kjo ndërhyrje synon të rrisë sigurinë e furnizimit dhe të mbrojë linjën në këtë pjesë të saj.
Projekti parashikon gjithashtu që gjatë punimeve të gjendet një zgjidhje e përkohshme për furnizimin me energji të Nënstacionit të Sarandës, në mënyrë që ndërhyrjet të mos cenojnë funksionimin e tij. Në rast dëmtimi të rrjeteve të energjisë, ujit, gazit, telekomunikacionit apo shërbimeve të tjera, ato duhet të riparohen dhe të rikthehen në gjendjen e mëparshme.
Ndërtimi i linjës Sarandë- Xarrë synon përmirësimin e sigurisë së furnizimit, rritjen e qëndrueshmërisë së rrjetit dhe forcimin e infrastrukturës energjetike në zonën e Sarandës.
Luhatje në tregun valutor – Dobësohen Euro, Paundi e Dollari
Dollari amerikan ka pasur luhatje të ndjeshëm të kuotës këtë të enjte në raport me një ditë më parë pasi është blerë sot me 78.8 lekë dhe është shitur me......
Rritet tatimi i paguar mbi qiratë dhe pagat - 613 milionë euro në 7 muaj. 17% më shumë krahasuar me 2025-ën
Taksimi i punës dhe qirave afatshkurtër, apo afatgjatë, ka sjellë më shumë të ardhura në buxhetin e shtetit gjatë 7 muajve të parë të këtij viti. Sipas të......
Autostrada Kashar-Rrogozhinë, punimet nisin brenda vitit - Konçesioni 35-vjeçar, Karakaçi: ARRSH ka miratuar projektin e zbatimit
Punimet për autostradën Kashar–Rrogozhinë pritet të nisin brenda këtij viti. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka miratuar projektin e zbatimit, ndërsa hapi i......
323 ATM të reja, shqiptarët vijojnë tërheqjen e cash-it - BSH: Depozitimet zënë vetëm 37% të numrit të transaksioneve
Ndërsa numri i bankomateve sa vjen e rritet, shqiptarët vijojnë t’i përdorin kryesisht për një funksion të vetëm: tërheqjen e parave cash. Sipas të dhënave......
Telefoni po zëvendëson sportelin e bankës - BSH: Transferta, pagesa dhe kontrolli i llogarisë kryhen gjithnjë e më shumë online
Shqiptarët po përqafojnë gjithnjë e më tepër mënyrat digjitale të marrjes së shërbimeve bankare. Rritja e home banking është padyshim një tregues i......
Ku u furnizuam këtë vit me karburant? Nga Arabia Saudite, te SHBA. Ndryshon harta e importit
Kulmi i sezonit turistik ka përkuar me një rritje të ndjeshme të importeve të lëndëve djegëse, në një periudhë kur shtohen lëvizjet e brendshme, ardhja e......
Kontroll për apartamentet me qira përmes “Booking” - 100 tatimpagues në “sitë”, verifikohen deklarimet për tetor 2022-dhjetor 2025
Subjektet dhe individët që ushtrojnë aktivitetin e dhënies me qira afatshkurtër të njësive akomoduese përmes platformës “Booking” do të jenë objekt kontrolli......
Rritet përpunimi i mallrave në Portin e Durrësit - 2.4 mln ton në 7 muaj. Transporti me kontejnerë, me ritmin më të lartë
Porti i Durrësit ka shënuar një rritje të aktivitetit gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës, gjatë......

