Shqipëria Postuar më 30 Janar 2026, 14:30

Kompensimi 10% i TVSH-së për fermerët - Ministri Malaj: Mblidhni faturat për produktet

Nga SCAN TV

Kompensimi 10% i TVSH-së për fermerët - Ministri Malaj: Mblidhni

Ministri i Financave, Petrit Malaj mori pjesë në dëgjesën me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026.

“Kompensimi i TVSH për të gjithë fermerët. Për çdo produkt që keni filluar të shisni nga data 1 janar 2026 e në vazhdim do të duhet të mblidhni faturat për produktet që çoni te grumbulluesit dhe dy herë në vit, më 30 qershor dhe më datën 1 janar do të çoni faturat pranë autoriteteve tatimore dhe do të kompensoheni me 10 % të vlerës së faturave.

Nga ana tjetër, jemi besimplotë dhe shpresëplotë se në shtator do të hapet dhe IPARD 3, që janë dhe 118 milionë euro të tjera për sektorin e bujqësisë.

A janë të mjaftueshme ose jo, patjetër mund të themi se nuk janë të mjaftueshme sepse bujqësia ka nevojë për më shumë, por besoj se jemi në rrugën e duhur për ta çuar bujqësinë në një nivel tjetër dhe për ta pasur konkurruese në tregjet evropiane," tha ai.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat