Shqipëria Postuar më 30 Janar 2026, 11:59

Reforma e pensioneve “zbret” në Këshillin e Punës - Ibrahimaj: Marrëveshje me vendet e treta për fuqinë punëtore

Nga Elisabeta Dosku

Reforma e pensioneve “zbret” në Këshillin e Punës -

Këshilli Kombëtar i Punës është mbledhur për herë të parë këtë vit, ku në rendin e ditës janë hedhur për diskutim një sërë çështjesh me rëndësi që prekin të rinjtë, pagat dhe pensionet.

Në hapje të mbledhjes, Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, theksoi se ky vit do të jetë i ngjeshur me ndryshime ligjore, duke nisur që nga Kodi i Punës.

“Do ndryshojmë Kodin e Punës dhe legjislacionin poshtë Kodit. Do të jetë një vit intensiv ku do të diskutohet për përafrimin e direktivave me BE. Do të kemi ndryshime në ligjin për nxitjen e punësimit”.

Nga ana tjetër një pikë e rëndësishme e diskutimeve është cilësuar reforma në pensione.

“Do diskutohet për reformën në pensione. Jemi në diskutime me Bankën Botërore dhe përpara vendimmarrjes përfundimtare, do ta diskutojmë bashkërisht."

Një çështje tjetër që mori rendësi ishte emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore, për të cilën Ministrja Ibrahimaj theksoi se ky problem do të zgjidhjet përmes nënshkrimit të disa marrëveshjeve me vendet e treta.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat