Dhuna digjitale ndaj grave, jo më pa ndëshkim - Ligji i ri parashikon gjoba, bllokim llogarish reagim nga platformat

Kuvendi I Shqipërisë ka miratuar së fundmi ligjin “për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje”
Për herë të pare. ligji adreson drejtpërdrejt dhunën digjitale dhe ndërhyrjen e shtetit në mjedisin online. Dhuna në internet nuk do të trajtohet më si fenomen social apo problem etik, por si shkelje ligjore me pasoja konkrete.
Ligji e përkufizon dhunën digjitale si çdo formë ngacmimi, përndjekjeje, kërcënimi, publikimi të të dhënave personale apo shpërndarjeje të materialeve intime pa pëlqim, të kryera përmes rrjeteve sociale, aplikacioneve dhe platformave online, që cenojnë dinjitetin, sigurinë dhe mirëqenien e viktimës.
Sipas dispozitave të reja, gjykata mund të urdhërojë ndalimin e menjëhershëm të komunikimit online, mbylljen ose bllokimin e llogarive, si dhe heqjen e përmbajtjes abusive Brenda afateve të detyrueshme nga 12 deri në 24 orë, në varësi të rrezikut dhe natyrës së rastit. Njëkohësisht , ligji parashikon ruajtjen e provave digjitale, të tilla si mesazhe, pamje, video, apo të dhëna elektronike, të cilat tashmë njihen si prova të vlefshme ligjore.
Risi e rëndësishme është edhe vendosja e përgjegjësisë ligjore për platformat online. Nëse ofruesit e shërbimeve nuk zbatojnë urdhrat për heqje apo bllokim të përmbajtjes abuzive, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare mund të vendosë gjoba administrative që variojnë nga 30 mijë deri në 500 mijë lekë për çdo 24 orë vonesë.
Ligji parashikon gjithashtu mekanizma gjurmimi për autorët e dhunës digjitale, përmes bashkëpunimit me platformat online, ruajtjes së të dhënave teknike dhe, në rastet kur plotësohen elementët e veprës penale, referimin e çështjes për hetim penal.
Me këtë ndryshim ligjor, dhuna nuk konsiderohet më e kufizuar vetëm në hapësirat fizike, por edhe në mjedisin virtual, ku vitet e fundit është shënuar rritje e ndjeshme e rasteve të ngacmimit dhe përndjekjes online. Institucionet synojnë që përmes këtij ligji, të kufizojnë anonimitetin abuziv dhe të krijojnë një mekanizëm reagimi të shpejtë për mbrojtjen e viktimave në internet.
Formimi profesional, rritet përfshirja e të rinjve - AKPA: Mbi 13 mijë përfitues nga trajnimet profesionale në 2025-ën
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se gjatë vitit të kaluar, 13.363 individë kanë përfituar nga programet e Formimit Profesional në të......
Ndryshon trendi i Dollari amerikan - Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka ndryshuar trendin e tij zbritës që pësoi përgjatë tërë kësaj jave duke e mbyllur këtë periudhë pozitivisht teksa ka pasur rritje të......
Ngadalësohet ekonomia franceze - Rritja në tremujorin e fundit të vitit 2025 ishte 0,2%
Ekonomia e Francës u rrit në mënyrë modeste në tremujorin e katërt të vitit 2025, duke u ngadalësuar pas një rimëkëmbjeje të fortë gjatë verës, ndërsa......
3,1 mld euro për energji efikase në Spanjë - Komisioni Evropian miraton një skemë ndihme shtetërore
Komisioni Evropian ka miratuar një skemë ndihme shtetërore spanjolle prej 3.1 miliardë euro për të mbështetur prodhimin e energjisë elektrike nga......
Sërish shtrenjtim i energjisë në Kosovë? - KESCO kërkon rritje të çmimit prej 21.3%
Kompania për furnizim me energji elektrike në Kosovë, KESCO, ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) një kërkesë për rritje të çmimit të......
Kryeministri Britanik, optimist për bashkëpunimin ekonomik - Presidenti Jinping: Marrëdhënia premton rezultate afatgjata
Në një takim dypalësh në Pekin, kryeministri i Britanisë Keir Starmer dhe presidenti i Kinës Xi Jinping dakortësuan marrëdhëniet shtetërore duke premtuar......
Fondi Europian i pandemisë skadon në gusht - BE: RRF nxiti 40% të ndikimit të përgjithshëm ekonomik
Ekonomia e BE pritet të arrijë 1.4% më shumë këtë vit pas efektit të investimeve dhe reformave të zbatuara në kuadër të fondit të rimëkëmbjes nga pandemia të......
Qumështi për bebe “Aptamil” tërhiqet nga tregu - AKU merr njoftim nga RASFF. Marka e dytë me përmbajtje toksike brenda muajit
Një tjetër markë e qumështit formulë për bebe ka rezultuar me praninë një toksine shumë të rrezikshme për shëndetin e tyre. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit......


