Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas - Sigurimi i financimit, nga mbështetja e BE-së, te kredia e BERZH

Elektrifikimi i hekurudhës Tiranë – Durrës – Rinas, po kalon disa hallka të reja për sigurimin e financimit të nevojshëm, që parashikohet në rreth 27 mln euro sipas deklaratve publike të autoriteteve.
Dy ditë më parë Komisioni Evropian njoftoi një mbështetje prej 171 milionë eurosh për të nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen e sektorit privat në Ballkanin Perëndimor dhe pjesë e kësaj pakete ishte edhe elektrifikimin e linjës hekurudhore Durres - Tiranë. Shifra konkrete që shkon për projekt, si pjesë e kësaj pakete nuk është bërë ende publike.
Ndërkaq, pjesë e paketës së finacimit për elektrifikimin është edhe një kredi deri në 11.62 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Si kreditore, në shtator të vitit të kaluar BERZH hapi dhe tenderin me 2 faza për punimet e elektrifikimit, teksa faza e parë përfshinte vetëm propozimin teknik, pa çmime, së bashku me çdo devijim të arsyetuar nga kërkesat, si dhe dokumentet e kualifikimit. Kjo fazë u përmbyll në muajin nëntor 2025, ndërkohë që pasi të vlerësohen ofertat teknike, ofertuesit e kualifikuar do të ftohen për të marrë pjesë në fazën e dytë, për të dorëzuar ofertën teknike të përditësuar, së bashku me ofertën financiare. Aktualisht, faza e dytë nuk është çelur ende.
Ndërkaq, pjesë e financimit për elektrifikimin e Tiranë – Durrës - Rinas është edhe një grant i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor në vlerën prej 643,686 euro. Sipas autoriteteve, ndërtimi i linjës përfundon këtë vit, ndërkohë që elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në 3 - mujorin e parë 2027.
“Rilindja” e uzinave ushtarake - Harta me 9 investime të Ministrisë së Mbrojtjes për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes
Nga Ish-Uzina e Autotraktorëve te Kombinati Mekanik në Poliçan, nëntë reparte e fabrika do të rivitalizohen për t'u vënë në funksion të industrisë ushtarake......
Durrësi vs Saranda, cili port “sundon” detin shqiptar? Rreth 1.7 milionë pasagjerë udhëtuan përmes rrugëve detare
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me anije gjatë vitit 2025 ka arritur në rreth 1.7 milionë, sipas të dhënave më të fundit të INSTAT. Shifrat tregojnë një......
Mesatarisht mbi 31 mijë pasagjerë në ditë udhëtuan me avion/ Rreth 70 mijë fluturime u kryen në total gjatë 2025-ës
Statistikat e publikuara nga INSTAT për tremujorin e katërt tregojnë se trafiku ajror në Shqipëri ka ruajtur një dinamikë të qëndrueshme, edhe pse me ritëm......
“Kryebashkiakët, të bashkëpunojnë me fermerët” - Kryeministri Rama: Fondet nuk mungojnë. Probleme me tërheqjen e garancisë bankare
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe disa ministra ka zhvilluar sot një takim me fermerët në Divjakë. Takimi u fokusua......
Reforma e pensioneve “zbret” në Këshillin e Punës - Ibrahimaj: Marrëveshje me vendet e treta për fuqinë punëtore
Këshilli Kombëtar i Punës është mbledhur për herë të parë këtë vit, ku në rendin e ditës janë hedhur për diskutim një sërë çështjesh me rëndësi që prekin të......
Transport urban pa emetime - Nis asistenca për Shqipërinë, Komuniteti i Transportit: Politika të bazuara në të dhëna
Komuniteti i Transportit ka nisur zyrtarisht asistencën teknike për platformën e re rajonale “Clean Bus - Plane të Qëndrueshme të Mobilitetit Urban”, një......
Mashtrime online me oferta të rreme për kredi - Policia e Shtetit informon dhe ndërgjegjëson qytetarët
Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik, informon dhe ndërgjegjëson qytetarët në lidhje me raste të mashtrimeve online që......
Ekonomia e eurozonës e mbyll vitin me baza të forta - Konfirmohet qëndrueshmëria edhe në 2025-ën
Ekonomitë më të mëdha të eurozonës u rritën me një ritëm modest, por të qëndrueshëm, tremujorin e kaluar, ndërsa konsumi dhe investimet u rritën për të......


