Shqipëria Postuar më 26 Nëntor 2025, 13:03

“Kemi bashki me vështirësi financiare” - Kërkesat e përfaqësuesve vendorë për projektbuxhetin 2026

Nga Elisabeta Dosku

“Kemi bashki me vështirësi financiare” - Kërkesat e

Nga zbatimi i ligjit për financat lokale, tek grantet e performances. Janë këto disa nga rekomandimet e bëra nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për buxhetin 2026.

“Kërkesa e parë është zbatimi I ligjit për financat lokale. Është vendosur një dysheme 1% dhe vit pas viti është bazuar vetëm 1%, kërkesa jonë është të rritet kjo përqindje gradualisht, vit pas viti.  Transferta e pakushtëzuar sektoriale: me rritjen e standardeve, duhet të sigurohen fonde shtesë për shërbimet.

Nga ana jonë granti i performancës duhet të vazhdojë, ne propozojmë të futet si kriter tek formula. Vazhdojmë të kemi bashki me vështirësi financiare për borxhet që mbetën pas ndarjes territoriale. 10 vjet pas reformës territorial, ka ardhur momenti për rishikimin e formulës së transfertës së pakushtëzuar.

Parashikohet rritja e nivelit të pagave, në zërin për rritjen e pagave nuk ka kritere të qarta si janë kalkuluar.  Të kemi fond të dedikuar në buxhet për investime, po këto mos jenë grante konkurruese, sepse penalizohen bashkitë e vogla.

Të rishikohet heqja e tvshve për pushttein lokal, pasi bashkitë tërhiqen nga grantet ose projektet. Ligji parashikon 4% të buxhetit të bashkive për emergjencat civile, asnjëherë nuk është zbatuar”, tha Adelina Farrici, Kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

Ndërkaq, kreu I Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali, në fjalën e tij renditi 3 sfidat kryesore të pushtetit lokal.

Edhe përfaqësuesit e shoqatës së të zgjedhurve vendorë shpalosën kërkesat e tyre, që kanë kryesisht të bëjnë më borxhin publik, rrugët rurale dhe transfertat e pakushtëzuara.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat