Portofoli i kredisë për biznesin, në “ngërç”/ Rritje mujore shumë e lehtë, pavarësisht trendit pozitiv vjetor

Në muajt e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të shtuar në sektorin financiar. Megjithatë, sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 906 miliardë lekë në Tetor të vitit 2025, me një rritje e konsiderueshme prej 11.5%, krahasuar me Tetorin e vitit të kaluar, por ka shënuar edhe një rritje të lehtë prej 0.5% krahasuar me Shtatorin e të njejtit vit.
Pra, nëse flasim në shifra absolute, rezulton se në harkun kohor të një muaji kredia është rritur me rreth 4.2 miliardë lekë, ndërsa në harkun kohor të një viti regjistron një rritje prej 93 miliardë lekë.
Në terma vjetorë, kjo rritje i atribuohet kryesisht zgjerimit të kreditimit të “Korporatave të tjera jofinanciare”. Kredia për biznesin ka shënuar një rritje të konsiderueshme në harkun e një viti. Nga 457 miliardë lekë në Tetorin e vitit të shkuar, ajo është shtuar me rreth 39 miliardë lekë në Tetor të këtij viti, duke arritur në rreth 497 miliardë lekë. Rritja përgjatë një viti vlerësohet në 8.7%.
Kjo rritje është mbështetur kryesisht nga një rritje e kredisë në valutë, e cila ka arritur në 267 miliardë lekë, nga 245 miliardë lekë. Në një vit kredia në valutë u rrit me 9%, ndërsa kredia në lekë u rrit me 8.4%.
Megjithatë, të dhënat e fundit tregojnë një kontrast të qartë në kreditimin për bizneset. Ndërsa në harkun vjetor ka rritje solide, muaji tetor shënon një ngërç pothuajse të plotë në stokun e kredisë për ndërmarrjet private, krahasuar me shtatorin. Kjo sjellje sinjalizon një fazë pritjeje, si nga bankat, ashtu edhe nga kompanitë.
Pra, nëse i referohemi periudhës një mujore, kredia për biznesin duket se ka ngecur në të njetën vlerë si në shtator më një rritje fare të lehtë prej 0.004%.
Shqipëria zhvillon Mbledhjen e 16-të të Nënkomitetit BE–Shqipëri për Tregti, Industri, Dogana dhe Tatime
Në Tiranë u zhvillua dje Mbledhja e 16-të e Nënkomitetit BE–Shqipëri për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet, një mekanizëm i rëndësishëm në procesin e......
286 mld lekë u tërhoqën nga bankomati në 9 muaj - Numër i kufizuar i ATM që përfshijnë edhe shërbimin e depozitimit të parave
Bankomatet në Shqipëri sa vijnë e shtohen, ndërsa edhe përdorimi i tyre nga qytetarët për të tërhequr ose depozituar para në nëntë muajt e parë të këtij viti......
“Kriza e ndërmarrjeve shtetërore kërcënon ekonominë serbe” - Banka Botërore kërkon reforma për të rritur efikasitetin e financave publike
Serbia duhet të trajtojë rreziqet fiskale të shkaktuara nga sektori i madh i ndërmarrjeve shtetërore, që të sigurojë qëndrueshmëri fiskale afatgjatë dhe të......
IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani - Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035
Deri në 3 milionë vende pune me aftësi të ulëta mund të zhduken në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2035, për shkak të automatizimit dhe inteligjencës......
“Black Friday”, bizneset “ndezin” motorët/ Rreth 25 mijë reklama aktive në rrjetet sociale
Black Friday, ose e njohur në shqip si E premtja e zezë, është kthyer ndër ditët më të rëndësishme të vitit si për konsumatorët, ashtu edhe për bizneset. Ajo......
Sa kushton mbrojtja nga përmbytjet? - 115 milionë dollarë në vit për të “shpëtuar” deri në 2031-shin
Fermerët, qytetarët dhe bizneset, edhe këtë vit po përballen me dëme të konsiderueshme ekonomike për shkak të përmbytjeve të shkaktuara në disa bashki të......
Britania rrit pagën minimale me 4.1% - Përfitojnë mbi 2.7 mln punonjës. Bizneset paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se paga minimale do të rritet me 4.1%, duke arritur në 12.71 paund në orë nga muaji prill i vitit të ardhshëm, për......
“8 vende anëtare po devijojnë nga objektivat” - BE u bën thirrje shteteve të kufizojnë shpenzimet buxhetore
Komisioni Evropian paralajmëroi se shpenzimet publike në tetë vende të BE-së, duke përfshirë Spanjën, Hungarinë, Maltën dhe Holandën, po devijojnë nga......





