Shqipëria Postuar më 13 Nëntor 2025, 15:07

“KAYO”, në qendër të marrëveshjeve të Romës - Vengu: Nënshkruajmë 8 marrëveshje për mbrojtjen dhe industrinë ushtarake

Nga Diamila Leka

“KAYO”, në qendër të marrëveshjeve të

Detaje të tjera dha ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, nga marrëveshjet të cilat u firmosën në Romë, në fushën e mbrojtjes. Ministri Vengu deklaroi se nga 16 marrëveshje që nënshkruhen në total, 8 prej tyre janë në fushën e mbrojtjes, ndërsa vuri theksin në bashkëpunimin e kompanisë shtetërore “KAYO”, me gjigandin Italian “Fincantieri”.

“Nga 16 marrëveshje që nënshkruajmë sot, 8 prej tyre janë të fushës së mbrojtjes, industrisë ushtarake dhe të mbrojtjes civile. Pikës së pari kemi marrëveshjen e parë prej tre dekadash tashmë, herae parë që rinovojmë partneritetin ushatarak me Italinë, për shumë arsye brenda NATO-s, për arsye të industrisë ushtarake që duam të kemi në fokus, nga të dyja brigjet e Adriatikut. Kemi dy marrëveshje që nënshkruajnë mes kompanisë shtetërore KAYO, gjigandit Italian Fincantieri për prodhimin e anijeve ushtarake dhe jo vetëm në Pashaliman dhe kjo është një arritje domethënëse e mbledhjes së dy qeverive. Një marrëveshje tjetër mes KAYO dhe një tjetër kompanie italiane Leonardo, e specializuar në teknologjitë ushtarake, mbrojtjen kibernetike një fokus të veçantë kësaj radhe dhe në tryezën e dy kryeministrave dhe vijojmë dhe me një mbështetje domethënëse përsa i përket mbrojtjes civile.”

Ministri Vengu deklaroi se Italia do të asistojë palën shqiptare edhe për përmirësimin e kapaciteteve të Mbrojtjes Civile.

“Mbrojtja civile shqiptare ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me këtë italiane dhe këtë partneritet duam ta çojmë në një nivel akoma më të lartë për krijimin e të gjitha sistemeve të paralajmërimit të hershëm të stërvitjes dhe të gjithë sistemit të qëndrueshmërisë të emergjencave civile të vendit tonë, dhe krijimin e detyrimit që buron nga BE dhe për të pasur dhe ne numrin europian 112 ku të gjthë qytetarët shqiptarë, apo vizitorët në vendin tonë mund t’i referohen për çdo emergjencë.”

Marrëveshjet e firmosura pritet të thellojnë partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, duke i hapur rrugë zhvillimit të industrisë ushtarake shqiptare dhe forcimit të kapaciteteve të mbrojtjes civile në vend.

“KAYO”, në qendër të marrëveshjeve të

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat