Bashkëpunim strategjik me Italinë në 10 sektorë - Firmosen marrëveshjet. Nga energjia, inovacioni tek industria e sigurisë dhe mbrojtjes

Shqipëria dhe Italia kanë nisur bashkëpunimin strategjik në fushat e kujdesit shëndetësor, energjisë, mjedisit, industrisë së sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimit të migracionit, arsimit, inovacionit, diasporës, transformimit ekonomik dhe rritjes së zgjuar. Pas ceremonisë pritëse të kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar nga Kryeministrja Giorgia Meloni, qeveritë e dy vendeve kanë zhvilluar për herë të parë mbledhjen e përbashkët Shqipëri–Itali, në Romë, pas së cilës është nënshkruar dhe shkëmbimi i marrëveshjes se bashkëpunimit midis shteteve nga të dy kryeministrat.
Kjo mbledhje shënon nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve.
Rreth një muaj më parë, qeveria shqiptare miratoi në parim një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për të paktën 10 sektorë.
Në sektorin e mbrojtjes, Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji dhe në Shqipëri do të ndërtohet infrastrukturë detare për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve, si dhe zbatimin e nismave të trajnimit teknik dhe profesional.
Në sektorin e energjisë, po punohet për zgjerimin e bashkëpunimit bazuar në marrëveshjen trepalëshe midis Italisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë të nënshkruar në Abu Dhabi më 15 janar 2025, e cila parashikon prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe një ndërlidhje nën detare për energjinë e rinovueshme që lidh Italinë dhe Shqipërinë.
Duke iu referuar migracionit, do të krijohet një grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër imigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar aftësitë e patrullimit detar të Shqipërisë. Paralelisht, është arritur një marrëveshje për të krijuar një "Sistem të Mbrojtjes Civile" në Shqipëri për transferimin e ekspertizës profesionale. Referuar kujdesit shëndetësor, të dy vendet do të përqendrohen në shëndetin e nënës dhe të porsalindurit në Shqipëri, me ndërtimin e një departamenti neonatologjie në Spitalin Publik “Koço Gliozheni” në Tiranë.
Vëmendje e madhe do t'i kushtohet gjithashtu zhvillimit ekonomik dhe infrastrukturor, falë marrëveshjes kuadër që njeh zyrtarisht Cassa Depositi e Prestiti në Shqipëri si një institucion financiar zhvillimi. Kjo do të forcojë më tej bashkëpunimin dypalësh ekonomik dhe infrastrukturor, duke përfshirë edhe mbështetjen teknike italiane për themelimin e Bankës së re Shqiptare të Zhvillimit.
Shtohen fondet për formimin profesional - Pr.Buxheti 2026, 1.3 miliardë lekë investime për tre vitet e ardhshme
Për tregun e punës, projektbuxheti i vitit 2026 parashikon një fond prej rreth 1.3 miliardë lekësh për investime në një periudhë trevjeçare. Drejtoria......
Transport publik në destinacionet turistike - Dalin itineraret e para të shoqërisë “MobAl”, do ofrojë edhe transport shkollor
Pas krijimit të shoqërisë publike “MobAl”, që ka në fokus të veprimtarisë operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, janë përcaktuar......
Porti i ri në Porto Romano, ndërtimi nis në 2027-ën - Muçaj: Jemi në fazën e shqyrtimit të ofertave, kosto për fazën I përllogaritet në 350 mln euro
Punimet për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano pritet në nisin në vitin 2027, teksa aktualisht po shqyrtohen ofertat e dorëzuara nga kompanitë......
Balluku takon ministrin Fratin, fokusi te ndërtimi i linjës nënujore Shqipëri–Itali, pjesë e korridorit energjetik Lindje–Perëndim
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot në Romë një takim zyrtar me Ministrin e Mjedisit dhe......
Italia, investitori i dytë më i madh në Shqipëri/ Në harkun e një dekade kapitali nga ky vend është pesëfishuar
Italia mbetet investitori më i rëndësishëm dhe më i qëndrueshëm në Shqipëri, duke forcuar pozicionin e saj si partner ekonomik strategjik në dekadën e......
“Depolitizim i administratës zgjedhore” - Gonzato dhe Celibashi japin rekomandimet për reformën
“Palët duhet të krijojnë një produkt të mirë”. Kështu u shpreh ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato teksa foli për rëndësinë e reformës......
Tirana, qendra botërore e sigurimeve - Për herë të parë, Konferenca vjetore e IAIS. Kaçi: Në fokus, qëndrueshmëria e tregut
Po mbahet për herë të parë në Tiranë Konferenca Vjetore e Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), ngjarja më e rëndësishme në fushën......
Gonzato për hetimet ndaj Ballukut: Nuk mund të dënosh njerëzit përpara se të kenë ndodhur hetimet dhe procedurat gjyqësore
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me akuzat që janë ngritur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ndaj......





