Shqipëria Postuar më 6 Nëntor 2025, 12:28

Investimet në sektorin elektroenergjetik - Projektet, nga nënstacioni nëntokësor në Tiranë, te lidhja e centraleve të reja me rrjetin

Nga Ola Mitre

Investimet në sektorin elektroenergjetik - Projektet, nga nënstacioni

Investimet në sektorin elektroenergjetik synojnë uljen e humbjeve në rrjet, përfshirjen e teknologjive inovative si dhe integrimin e kapaciteteve të reja gjeneruese me rrjetin elektrik”.

Detajet u bënë me dije gjatë diskutimeve në panelin mbi Tranzicionin Energjetik të Shqipërisë, në edicionin e 31-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, ku u ndanë disa nga projektet ku po punohet aktualisht.

Përveç investimeve, një fokus i veçantë në diskutim iu kushtua dimensionit shkencor dhe teknologjik.

Gjatë panelit drejtoresha për Shqipërinë e kompanisë Voltalia, ndau eksperiencën për zhvillimin e parqeve fotovoltaike në Karavasta dhe Spitallë.

Ndërkohë që drejtori i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë, Ani Hasa bëri me dije se janë një sërë projektesh për rinovimin e godinave publike e private që pritet të ndërmerren.  

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat