“SHBA po humb garën e IA” - CEO i Nvidia-s kritikon vendimet e Trump: Izolimi avantazhon Kinën

Drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang, ka paralajmëruar se Kina ka gjasa të tejkalojë Shtetet e Bashkuara në garën globale për inteligjencën artificiale. Duke folur në samitin Financial Times, Future of AI, Huang tha se SHBA rrezikon të humbasë terren për shkak të politikave kufizuese që pengojnë qasjen e zhvilluesve globalë.
“Kina do të fitojë garën e inteligjencës artificiale,” tha Huang për Financial Times, duke shtuar se qasja amerikane e izolimit të zhvilluesve mund të ketë efekt të kundërt. “Një politikë që e bën Amerikën të humbasë gjysmën e zhvilluesve të inteligjencës artificiale në botë nuk është e dobishme në periudhën afatgjatë,” shtoi ai.
Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të shtuara mes Uashingtonit dhe Pekinit lidhur me qasjen në gjysmëpërçuesit e avancuar. Kufizimet amerikane të eksportit i kanë ndaluar Nvidia-s shitjen e çipeve më të avancuara në Kinë, një nga tregjet më të mëdha.
Huang theksoi se, ndonëse SHBA ende kryeson në kërkimet dhe infrastrukturën e inteligjencës artificiale, vendi duhet të fokusohet në bashkëpunim dhe jo në izolim. “Amerika duhet të fitojë duke konkurruar më fort dhe duke tërhequr zhvillues nga e gjithë bota,” tha ai.
Kreu i Nvidias ka paralajmëruar më herët se modelet më të fundit të inteligjencës artificiale amerikane janë vetëm pak përpara rivalëve kinezë, duke i bërë thirrje qeverisë që të hapë tregun për çipet e kompanisë, në mënyrë që bota të mbetet e varur nga teknologjia amerikane.
Pas takimit me presidentin kinez Xi Jinping, Donald Trump deklaroi se nuk do t’i lejojë Kinës qasje në gjysmëpërçueis më të avancuar Blackwell të Nvidia-s: “Modelet më të fundit nuk do t’i ketë askush tjetër përveç Shteteve të Bashkuara,” u shpreh ai.
Sipas analistëve, ndërsa të dy vendet synojnë të kryesojnë në garën për inteligjencën artificiale, ekuilibri do të varet nga mënyra se si SHBA menaxhon politikat e saj, duke nxitur inovacionin pa rrezikuar interesat strategjikë.
“Forcojmë lidhjet energjetike me rajonin” - Zv/kryeministrja Belinda Balluku inspekton Nënstacionin “Tirana 2”
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ishte këtë të enjte në nënstacionin “Tirana 2”, ku është......
Mbrojtja sociale, “trampolinë” drejt punësimit - Si do të ndryshojnë politikat sociale në vitin 2026?
Fusha e mbrojtjes sociale mbetet një nga prioritetet e qeverisë për vitin 2026, me objektivin për të forcuar sistemin e përkujdesit ndaj shtresave në nevojë......
Bllokimi i buxhetit në Kosovë - Sindikatat paralajmërojnë pasoja të rënda për punonjësit, pensionistët
Sindikatat e punëtorëve të sektorit publik kanë paralajmëruar pasoja të rënda për punëtorët dhe qytetarët nëse partitë politike nuk arrijnë një marrëveshje......
Bujqësia merr 16.5 milionë euro më shumë - Si shpërndahen paratë? Rriten fondet për prodhimin, ujitjen dhe sigurinë ushqimore
Rreth 16.2 miliardë lekë apo rreth 168 milionë euro do të shpenzohen për sektorin bujqësor gjatë viti 2026. Buxheti për bujqësinë është rritur me 1.6......
“Ecuri pozitive e rritjes ekonomike” - Guvernatori Sejko në takimin e Kërkimeve Ekonomike për Evropën Juglindore
“Të dhënat makroekonomike në vend tregojnë për një ecuri pozitive të rritjes ekonomike, shoqëruar me një klimë të favorshme për zhvillim ekonomik afatgjatë,......
SHBA pezullon 10% të fluturimeve në 40 aeroporte - Shkak, mbyllja më e gjatë në historinë e qeverisë amerikane
Sekretari i Transportit i Shteteve të Bashkuara, Sean Duffy, deklaroi se do të urdhërojë reduktimin me 10% të fluturimeve në 40 aeroportet kryesore amerikane......
Dobësohen Dollari dhe Franga – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të lehtë të vlerës pasi e nisi javën pozitivisht duke u blerë sot në raport me ditën e djeshme me 83.4 lekë dhe duke u......
Rritje ekonomike 3.5% deri në vitin 2028 - Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut publikon projeksionet
Projeksionet më të fundit të Bankës Popullore tregojnë se ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të ketë një rritje solide gjatë periudhës 2025-2028, me Prodhim......





