Rajoni Postuar më 6 Nëntor 2025, 09:29

Rritje ekonomike 3.5% deri në vitin 2028 - Banka Qendrore e Maqedonisë së Veriut publikon projeksionet

Nga Kristi Ceta

Rritje ekonomike 3.5% deri në vitin 2028 - Banka Qendrore e Maqedonisë

Projeksionet më të fundit të Bankës Popullore tregojnë se ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të ketë një rritje solide gjatë periudhës 2025-2028, me Prodhim të Brendshëm Bruto prej 3,5% në vitin 2025 dhe rritje prej 4% në vitet pasuese.

Inflacioni pritet të ulet nga 3,9% këtë vit, në 2% deri në vitin 2028, ndërkohë që rritja do të nxitet kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe investimet, ndërsa neto-eksporti do të ketë një kontribut mesatar negative.

“Parashikimet janë që rritja ekonomike do të ngadalësohet minimalisht nga 3,3% e realizuar vitin e kaluar në 3,2% sipas vlerësimit për këtë vit, por kjo tendencë e lehtë vazhdon edhe më tej, që do të thotë se ende është mbi nivelin para pandemisë në krahasim me atë që po ndodh tani, që është ende më e lartë. Inflacioni global po ngadalësohet dhe do të vazhdojë të ngadalësohet, duke u ulur në nivelin 4,2% dhe 3,7% gjatë vitit 2025 dhe vitit pasues 2026”, tha Trajko Slavevski, Guvernator i BP-së.

Deficiti i llogarisë rrjedhëse të Maqedonisë së Veriut pritet të arrijë në 4,2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2025, për shkak të uljes së të ardhurave nga shërbimet dhe të ardhurat dytësore. Në periudhën 2026-2028, bilanci pritet të përmirësohet në mesatare 3,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Ne presim një zgjerim të moderuar vjetor të deficitit në llogarinë rrjedhëse në 4,2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2025. Rritja e deficitit këtë vit do t’i atribuohet suficitit më të ulët në të ardhurat dytësore pas niveleve historikisht të larta të arritura në periudhën e kaluar”, u shpreh Guvernatori Slavevski.

Për gjithë periudhën e projeksionit pritet rritje e rezervave valutore dhe ruajtje e nivelit të duhur për stabilitetin e monedhës vendase, theksoi guvernatori.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat