Ukraina “ndërpret” lidhjet me Moskën - Zëvendëson monedhën kombëtare “kopek” me valutën ukrainase

Ukraina planifikon të zëvendësojë monedhën e vogël kopek për të hequr një simbol të mbetur nga dominimi i dikurshëm i Moskës. Guvernatori i Bankës Qendrore, Andriy Pyshnyi, shtoi se ndryshimi pritet të përfundojë brenda këtij viti.
Monedha kombëtare, hryvnia, u fut në qarkullim në vitin 1996, pesë vjet pas pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik. Ukraina prodhoi monedhat e veta, por mbajti emrin sovjetik kopek, apo kopikya në ukrainisht. Valutat e reja do të quhen “shah”, një term historik ukrainas, duke shënuar një tjetër hap të vendit për t’u shkëputur nga Rusia, pothuajse katër vjet pas fillimit të pushtimit të plotë rus.
“Duhet të përfundojmë reformën monetare dhe të heqim çdo lidhje me Moskën. Ne kemi termin tonë dhe ka ardhur koha ta marrim sërish,” tha Pyshnyi.
Parlamenti ukrainas po përgatitet të shqyrtojë projektligjin për zëvendësimin e monedhës, ndërsa Banka Qendrore po organizon debate publike, ekspozita dhe aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin.
Termi “shah”, që do të thotë “hap”, është përdorur si njësi monetare në Ukrainë gjatë shekujve XVI dhe XVII. Gjithashtu, kartëmonedha me këtë emër ka qenë në qarkullim gjatë revolucionit ukrainas të viteve 1917–1921, shpjegoi guvernatori. “Sot, kopek përdoret vetëm në tre nga 15 ish-republikat sovjetike: në Rusi, Bjellorusi dhe Ukrainë,” shtoi ai.
Rusishtja ka qenë për shumë ukrainas gjuha e parë deri në fillim të viteve 2000, ndërsa popullsia kishte një qëndrim pozitiv ndaj Moskës. Por lufta e ka ndryshuar situatën. Shumë njerëz kanë hequr dorë nga lidhjet me gjuhën dhe kulturën ruse. Qindra fshatra e qytete kanë ndryshuar emrat e rrugëve dhe kanë hequr monumentet e figurave sovjetike. Gjithashtu janë hequr pllaka përkujtimore për shkrimtarë, artistë dhe shkencëtarë rusë që kanë jetuar apo punuar në Ukrainë.
Një sondazh i realizuar në shtator nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev tregoi se rreth 91% e ukrainasve kanë një qëndrim negativ ndaj Rusisë, ndërsa vetëm 4% e shohin atë pozitivisht.
Qeveria miraton vendime për inspektimin e peshkimit, prodhimin e armëve dhe aderimin në Traktatin e Marrakeshit
Agjencia për Media dhe Informim njofton se Këshilli i Ministrave ka miratuar sot disa vendime dhe projektligje të rëndësishme në mbledhjen e tij të......
Ndryshime në Ministrinë e Ekonomisë dhe Arsimit/ Lirohen nga detyra Armela Baka dhe Endrit Hoxha, emërohen zëvendësuesit e rinj
Këshilli i Ministrave ka vendosur disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Nga detyra është liruar zëvendësministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,......
Tirana zgjeron “monopolin” në ekonomi/ Bashkë me Fierin dhe Vlorën rrisin peshën në strukturën e PBB-së
Shqipëria vijon të rritet ekonomikisht, por jo në mënyrë të barabartë. Ndërsa kryeqyteti përjeton një bum ekonomik dhe mban gjysmën e rritjes së përgjithshme......
Politika monetare e BSH, Këshilli Mbikqyrës mban të njëjtën normë interesi
Sot, në datën 5 nëntor 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare për tremujorin e......
AIDA starton sezonin e dytë të “Investor Support Days” për të forcuar dialogun me investitorët e huaj
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nis për të dytin vit radhazi “Investor Support Days”, për të forcuar dialogun me investitorët e huaj......
“Buxheti 2026, gur themeli për rritjen e pensioneve” - Malaj: Rritje e pagës minimale dhe indeksime për administratën, përfitojnë 144 mijë punonjës
Buxheti i vitit 2026 vendos një gur themel në drejtim të rritjes së pensioneve, për të siguruar një pagesë dinjitoze për këtë kategori”. Ministri i Financave......
Ministrja Ibrahimaj: Qeveria shqiptare e angazhuar për një klimë biznesi më të drejtë, transparente dhe konkurruese
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në prezantimin e raportit të FIAA-s “Business Environment in Albania 2025”, ku......
Rritet buxheti për rrugët - Projektet që financohen vitin që vjen. Nga korridori VIII, te bypass i Tiranës
Buxheti për ndërtimin dhe sistemimin e rrugëve do të pësojë rritje gjatë vitit 2026. Sipas draftit të depozituar në Kuvend, për këtë zë buxhetor janë......





